Dhe marrëzia qesh me ne, që jemi të marrosur!

Poezi

POEZI NGA SOKRAT TURTULLI

C’PO NDODH ME NE?

C’po ndodh keshtu me, Ne?
Ecim e rropatemi ne erresiren e zgjebosur.
Qeshim me shpirt ne zemer te marrezise,
Dhe marrezia qesh me ne, qe jemi te marrosur!

Qeshim me nje qeshje, qe nuk njeh asnje forme,
Dhe qeshja vete ngjan me nje zgerdhitje.
Fytyra jone bardhe e zi ngjan me nje ikone,
E gjithcka perreth, rrethohet me jashteqitje!

Ha ha ha-ja,i ngjan ulerimes se cakallit te vetmuar.
Diku ne nje pyll te dendur me ahishte.
Kjo kohe, rrofte, nje gje na ka mesuar,
Vec e vec, te gjithe bashke, te flasim Cakallishte!

Tejhumbje erresirash!

Perplas qielli zemerimin me fuqi
derdh pika shiu mes shkrepetimash
te humbur, gerryer, harruar ne pafundesi
te dehur, larguar, larg peshperimash!

Do doja te ndjeja ethshem mes venash
te pulsoja fuqishem deri ne rime
t’a zbusja sadop kete kohe rrenash
t’a zgjoja gjumin, si kjo shkrepetime!

Te merrja me vete, pa ditur se per ku
t’a largoja friken qe larg meje te mban
te ecnim mes zemrash padashje kuturu
te ecnim pa kthim mes shpresash, pa ane!

Dhe nese qielli hap rete, dhe zbut inatin
dhe nese te deshiroj, pa me deshiruar
drejt tij harbushem nise vrapin
pa pyet per Boten e perfunduar!

Dhe nese Ai, tejngopur,eshte nga deshira
mos rri, po zhduku,tretu ne kthim
eja tek Une, moj te marrte e mira!
eja tek Une, te gjejme sherim!

Enderr!

Duart e saj ne floket e mia,
Puhize pranvere e mbushur me freski!
Nje burim qe rrjedh, gurgullon fantazia,
Dashuri e saj, me e pastra dashuri.

Krahet e saj sa bota e gjere.
Embel me shtergonin, mbanin ne gji.
Aroma e flokeve, plantacion i tere,
Me lulet me te bukura qe ka ne Gjithesi.

Kjo puthje e saj m’u fut thelle ne shpirt,
Dhe, Ju, e dini sa lart te larteson,
Kjo puthje e saj shkendijen ndezi drite,
Sikur u ndezen mijera neone.

U struka ne gjoksin e saj, si zog,
Fryme e nxehte, e zemres qe troket,
Ne sy i’a shikoja te pastrin lot,
Te paster si rubin, te thelle sa nje det.

Me puthte ne sy, ne gushe, ne floke.
Ne duar, ne gishta, ne thonj, kudo.
Une isha per te me i bukuri ne bote,
Per mua s’kish me te bukur se, Ajo.

Duart e saj ne floket e mia,
Puhize pranvere e mbushur me freski…

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?