Danimarka shkatërron Rusinë 4-1

Sport

Danimarka shkatërroi me rezultatin 4-1 Rusinë në sfidën e fundit të Grupit B, duke u kualifikuar për në fazën e 1/8-ve me vetëm 3 pikë të grumbulluara.

Danimarka, Finlanda dhe Rusia e mbyllën grupin me nga 3 pikë secila, teksa për shkak të golavarazhit më të mirë, danezët arritën të renditeshin në vendin e dytë, duke siguruar një biletë për në Amsterdam, ku do të përballen me Uellsin, ditën e shtunë në orën 18:00.

Për sa i përket sfidës së sotme, Damsgard, Polsen, Kristensen dhe Maehle ishin autorët e golave për danezët, ndërkohë që për rusët realizoi Dzuba nga pika e bardhë e penalltisë.

Në takimin tjetër, Belgjika fiton pastër 2-0 ndaj Finlandës dhe e mbyll grupin me pikë të plota.

Belgët i japin një ndihmë Danimarkës, duke mundur Finlandën, e cila përfundon e treta, ndërsa Rusia e fundit.

Image

Gjithsesi, Vermalen shënon për belgët pas një goditje nga këndi. Këtu portieri është i pafat, pasi është ai që devijon në portë pas kthimit të topit nga shtylla. Belgjika më pas shënon edhe golin e dytë me anë të Lukakut. I treti në këtë Evropian, sa Ronaldo, Schick, Wijnaldum.

Në ndeshjen tjetër, Danimarka fiton 4-1 në shtëpi ndaj Rusisë dhe me 3 pikë kalon më tej, pasi ka golaverazhin më të mirë se Finlanda dhe Rusia. Vërtet një mrekulli e danezëve, që lënë pas tashmë ngjarjen e Eriksen dhe shohin para.