Shaqiri zgjidhet njeriu i ndeshjes Zvicër-Turqi
Xherdan Shaqiri ishte i papërmbajtshëm në sfidën ndaj Turqisë, duke realizuar një dopjetë, e cila mban gjallë shpresat e helvetikëve për tu kualifikuar në 1/16-at.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, UEFA ka zgjedhur Shaqirin si njeriun e ndeshjes, një vlerësim mjaft i rëndësishëm në aspektin individual për sulmuesin shqiptar.
Protagonist në këtë sfidë u bë dhe shqiptari tjetër, Granit Xhaka i cili goditi shtyllën pas një goditje të lirë në minutën e 77-të të takimit.
Total 0 Votes
0
0