Aktualitet

Jep dorëheqjen Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj

Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra si prokurore në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Elisabeta Imeraj kishte kandiduar për t’u bërë pjesë e SPAK në shkurt të vitit 2019, por sot ajo ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga kjo detyrë.

Para ngritjes së SPAK, Imeraj ka shërbyar prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa njihet edhe si një nga prokuroret që hetuan ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania