Aktualitet

Nisin shpërblimet për Tom Doshin, 25 vjeçari-kandidat për deputet në Shkodër emërohet drejtor i Inspektoriatit për Mbrojtjen e Territorit

Partia Social-Demorkate e Tom Doshit nuk do të jetë në koalicion me socialistët në mandatin e tyre të tretë, kur në shtator të nisë punën legjislatura dhe Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, shkruan newsbomb.al.  

Të paktën kështu do të jetë formalisht, por shpërblimet e para duket se kanë nisur me ndonjë marrëveshje “underground”. Ambasada Amerikane në Tiranë i vendosi ultimatum PS-së së Edi Ramës, që personat e shpallur non-grata në SHBA (Tom Doshi) nuk duhet të ishte në koalicion me të në zgjedhje.

Socialistët, “të imponuar” nga vendimi i Yuri Kim u distancuan nga Tom Doshi politikisht dhe mediatikisht, ndërsa në rrethet e tyre shpërblimet e para për tre mandatet që PSD-ja mori në zgjedhje, kanë nisur.

Rasti i parë u regjistrua sot në Shkodër, shkruan newsbomb.al. Drejtori i IKMT Ilir Niklekaj, ka dhënë dorëheqjen pa asnjë arsye, në një kohë që ishte në krye të operacionit të trumbetuar vetë nga Edi Rama, për pastrimin e vijës bregdetare nga Velipoja në Ksamil.

Në krye të Inspektoriatit të Territorit në Shkodër u emërua Serdar Hoxha. Një lëvizje e në dukje disi normale, por nëse futesh në emra, realiteti është tjetër. Mësohet se i emëruari sot në krye të IKMT-së, Serdar Hoxha ka qenë kandidat për deputet i partisë së Tom Doshit në zgjedhjet e 25 prillit.

Edhe pse nuk arriti të fitonte mandatin, 25 vjeçari Serdar Hoxha ia ka dalë të fitojë një pozicion pune në të cilin rrallë shohim bashkëmoshatar të tij.

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania