Prezantohet për herë të parë platforma ku çdo fëmijë i abuzuar mund të kërkojë ndihmë

Aktualitet

 Për herë të parë në Shqipëri, fëmijët do të kenë mundësi që vetëm me një klikim apo një mesazh të kërkojnë e marrin ndihmë e mbështetje nga specialistët mbi dhunën seksuale, fizike, psikologjike, shfrytëzimin në punë dhe atë on-line, bullizmin, neglizhimin, etj.

Sot ALO 116111 do të nisë një platformë të standarteve europiane për të mundësuar lidhjen direkte të viktimave të abuzimeve dhe dhunës nga çdo cep i Shqipërisë dhe 24/7.

Detajet e “ALO 116111” do të prezantohen sot në Ministrinë e Shëndetësinë. Platforma quhet “Raporto tani”.