Admir Pervathi hap në Tiranë galerinë më të re me piktura

Kulture

Pas më shumë se 1 viti pandemi dhe izolim, hapja graduale po risjell kënaqësi edhe për artdashësit. Piktori Admir Përvathi hap sot në Tiranë galerinë më të re të artit, të quajtur “A Galeri”.

E vendosur në ambientet e kompleksit “Rafaelo” në Tirnaë, pranë rrugës Jordan Misja, vetë piktori do të jetë i pranishëm në inagurim.

Në këtë galeri, Përvathi vjen me një koleksion të zgjedhur të veprave të tij, realizuar kryesisht në dy vitet e fundit.

Arti i tij i përket ekspresionizmit abstrakt. Ai është autor i disa ekspozitave personale dhe kolektive, të hapura brenda dhe jashtë vendit.