Kryebashkiaku i Mallakastrës i dënuar në Greqi
Qerim Ismailaj ka qenë i dënuar në Greqi! Prokuroria ka marrë përgjigjen e letërporosisë së dërguar në shtetin fqinjë, ku ka rezultuar se kryebashkiaku i Mallakastrës ka qenë i dënuar për 3 vite për konflikt, përleshje dhe dëmtime me dashje.
Ndër të tjera, Prokuroria ka njoftuar se ka marrë informacionin që Ismailaj ka qenë pas hekurave të qelisë nga viti 1999 deri në 2000, por këto “detaje” nuk ka denjuar që t’i deklarojë në formualarin e dekriminalizimit.1 / 2
“Referuar vendimit 9-11/2000 të Gjykatës të Përbërë në Betim të Chios, i formës së prerë, rezulton se i akuzuar Qerim Ismailaj (në mungesë në gjykim), është deklaruar fajtor dhe është dënuar me 3 vite burgim për veprën penale të “Konfliktit/Përleshjes”, në në Shqipëri i korrespondon veprës penale të dëmtime të tjera me dashje, parashikuar nga neni 90/1 të Kodit Penal, e cila si sanksion parashikon dënim vetëm me gjobë,”-shkruhet në vendim.
Rasti i tij, njëjtë si shumë kryebashkiakë të tjerë socialistë u denoncua nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Në një kërkesë drejtuar Prokurorisë, PD shkruan se Qerimaj ka qenë i dënuar në Greqi në vitin 1999-2000. Ndërsa Ismailaj në një deklaratë për mediat pretendonte të kundërtën duke mohuar akuzat, madje është shprehur i gatshëm që të verifikohej nga Prokuroria.
Çfarë kishte deklaruar kryebashkiaku Qerim Ismailaj në formularin e dekriminalizimit?
Në formularin e dekriminalizimit, ai pohoi se kishte jetuar në Mitilini të Greqisë gjatë periudhës 1998-1999. Më pas, deklaroi se ishte kthyer në Shqipëri, ku ka nisur punë si mësues në shkollën 8-vjeçare në Çorrush të Mallakastrës. Më vonë, ka punuar si Sekretar i Këshillit të Qarkut në Fier derisa mori drejtimin e Bashkisë së Mallakastrës.
Denoncimi i datës 8 janar 2020 për Qerim Ismailajm, ishte i katërti nga Partia Demokratike. Që gusht, PD nisi luftën e dekriminalizimit, duke denoncuar fillimisht Valdrin Pjetrin e Shkodrës. Pas tij, u depozituan kërkesa për Agim Kajmakun, Mark Babanin etj.
(k.m/dosja.al)