Ndeshja e parë e Evropianit. Italia mun 3-0 Turqinë

Sport

Përfundon ndeshja e parë e Evropianit. Italia ka mundur 3-0 Turqinë në ndeshjen hapëse të Euro 2020. Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim pa gola, “Axurrët” kanë siguruar tri pikët e para në Grupin A në 45 minutat e dyta.

Sfida e Olimpico-s është zhbllokuar në minutën e 53-të nga një autogol i Demiral. Kjo ka qenë edhe hera e parë në historinë e Europianit që goli i parë i kampionatit ka qenë një autogol.

Në minutën e 66-të, Immobile ka dyfishuar për ekipin e Mancini-t, duke shënuar edhe golin e tij të parë me Italinë në një kompeticion madhor (Europian/Botëror). Goli i tretë dhe i sigurisë për “Axurrët” është shënuar nga Insigne në minutën e 79- të.

Për herë të parë në historinë e saj, Italia ka shënuar tre gola në një ndeshje të Kampionatit Europian. Vërtet për t’u habitur, kur është një nga pretendentët thuajse në cdo ndeshje.

https://player.streamkora.com/player/html/hVWH1cjK7Bl6O?popup=fromblocked&autoplay=1