“Poshtë diktatura, mos fol më o llapaqen”, incidenti me Taulant Ballën

Aktualitet

Një incident i pakëndshëm është shënuar në oborrin e selisë së Partisë Socialiste, aty ku kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, po jepte një deklaratë për gazetarët për Kongresin e PS që do të mbahet ditën e nesërme, por dhe çështje të tjera politike.

Por teksa Taulant Balla po përfundonte fjalën e tij, një qytetar është dëgjuar të bërtasë duke thënë “poshtë diktatura. Mos fol o burrë, o llapaq*en. Mos fol”.

Pas këtij momenti të pakëndshëm, Balla vijoi bashkëbisedimin me gazetarët edhe për disa minuta të tjera. /tvklan.al

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments