Kontrarevolucioni komunist i vitit 1924.
Me 10 Qershor 1924 ne Shqiperi, ndodhi rebelimi banditesk dhe permbysja e qeverise legjitime te dalur nga zgjedhjet e lira (i quajtur nga historianet enverist “Revolucioni Demokratik”)Rebelet e Qershorit zgjodhen me short Fan Nolin kryeminister. Kjo qeveri nisi djegien e shtepive te kundershtareve politike dhe ne modelin e Bashkimit Sovjetik,dha mbi 120 denime me vdekje per kundershtaret politike, te cilet u detyruan te syrgjynosen.Qeveria e Nolit nuk u njoh nga asnje qeveri e huaj, bile Britania e Madhe nuk pranoi te kete asnje kontakt me qeverine e Nolit.Gazeta Londineze “Daily Telegraph”, e qortonte kete qeveri duke thene; se do te pendohej qe vendosi marredhenje te plota diplomatike me Qeverine Sovjetike.Vetem Moska zyrtare e njihte Fan Nolin si Kryeminister legjitim te Shqiperise.
Me 12 Dhjetor 1924 kur Ahmet Zogu ndodhej ne Prage, u denua ne mungese me vdekje, ishte hera e trete qe Zogu denohej me vdekje. Poashtu me vdekje u denuan edhe Iljaz Vrioni, Shefqet Verlaci e shume te tjere. Ahmet Zogu u strehua ne Jugosllavi me nje pjese te bashkepunetoreve, Shefqet Verlaci dhe Ilaz Vrioni u strehuan ne Itali, ndersa Koço Kota e Myhib Libohova u strehuan ne Greqi.E tere Evropa ne ate kohe ishte kunder perhapjes se komunizmit, asaj murtaje te zeze nga e cila do te pesonin shume popuj e ne veqanti populli Shqiptar.
Duke u nisur nga ky konstelacion i forcave boterore, Zogu dhe qeveria e tij legjitime u ndihmua me te gjitha mjetet qe te kthehej ne pushtet, te cilin e kishte fituar ne menyre legale me vote te lire popullore. Keshilli i larte i Shqiperise ne mergim, e autorizoi Iljaz Vrionin si kryeminister legjitim te Shqiperise, ndersa Ahmet Zogun per komandant te pergjithshem te operacionit te kthimit ne Shqiperi.Operacioni i kthimit te Zogut dhe qeverise filloi me 20 Dhjetor 1924, trupat e tij hyne nga shtate drejtime. Vet Zogu hyri nga Dibra, Myhid Libohova nga Kakavija, Koço Kota nga Kapshtica, ndersa Iljaz Vrioni nga Italia.
Me 24 Dhjetor Ahmet Zogu hyri ne Tirane pa pasur ndonje rezistence te madhe dhe u prit me ovacione nga i gjithe populli.Ishte rast unikat ne historine boterore, qe nje rikthim i tille u be pa derdh gjake dhe pa masa hakmarrese, e kjo ndodhi fal menqurise, madheshtise, tolerances dhe atdhedashurise se krijuesit te Shtetit te pare modern Shqiptar Ahmet Zogut.Sipas diplomatit amerikan te kohes Grant H. Hugh; kthimin e Ahmet Zogut ne Shqiperi e ndihmuan Anglia, Italia, Greqia dhe Jugosllavia, te cilat e mbeshteten kthimin e tij ne Shqiperi me marreveshje mes tyre dhe me synim per ta penguar instalimin e komunizmit proletar te Rusise ne Ballkan.Pasojat e ketij kontrarevolucioni komuniste u ndien me vone e ndihen edhe sot nder shqiptar ne te dyja shtetet tona.