Bardhi: S’mund të jem në një parlament me Taulant Ballën

Politike

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi thotë se kjo forcë nuk ka ende një vendim nëse në shtator do të hyjë në Kuvend.

“Aktualisht nuk ka një vendim për këtë çështje, pra për pjesëmarrjen në Kuvend. Kjo do të jetë një vendimmarrje e institucioneve të partisë dhe e grupit parlamentar që do të vendosin raportin e tyre me parlamentin në shtator.

E sigurt është që ato mandate që ka PD janë mandate që përfaqësojnë vullnetin e pastër të lirë të qytetarëve, ndërsa mandatet që përfaqëson PS janë në pjesën dërrmuese të tyre ato që përfaqësojnë interesa okulte të botës së krimit, të oligarkëve apo të akteve madhore të korrupsionit të kryera në këto 8 vite në Shqipëri” – tha Bardhi në një intervistë për Syri Tv.

“Është një vendimmarrje që do të duhet të mendohet më shumë kujdes nëse mund të bashkëjetojë në të njëjtën sallë përfaqësues të botës së krimit dhe të interesit të qytetarëve.

E sigurt është që ato mandate që ka PD janë mandate që përfaqësojnë vullnetin e pastër të lirë të qytetarëve, ndërsa mandatet që përfaqëson PS janë në pjesën dërrmuese të tyre ato që përfaqësojnë interesa okulte të botës së krimit, të oligarkëve apo të akteve madhore të korrupsionit të kryera në këto 8 vite në Shqipëri.

Personalisht gjykoj që nuk është e lehtë të bashkëjetosh në një sallë me përfaqësues të krimit të organizuar. Fjala vjen nuk mund të jem në një sallë me Taulant Ballën, sepse unë përfaqësoj interesin e shqiptarëve, ndërsa Taulant Balla interesin e bandave në famëkeqe që janë në Shqipëri dhe në qytetin e Elbasanit” – tha Bardhi që këmbëngul se zgjedhjet e 25 prillit ishin një masakër elektorale. ©LAPSI.al

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments