Lee Zeldin letër DASH: Kërkoj një shpjegim të detajuar mbi procesin e ndjekur

Aktualitet

Një ditë pasi pyeti Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken mbi vendimin për të shpallur non grata ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij, kongresmeni republikan Lee Zeldin i është drejtuar përmes një shkrese zyrtare Departamentit Amerikan të Shtetit për informacione më të detajuara mbi këtë vendim.

“Sali Berisha historikisht ka pasur marrëdhënie të forta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke bërë që shumë persona ta vënë në pikëpyetje këtë vendim të papritur. Duke ndjekur mundësinë për diskutuar këto sanksione me sekretarin Blinken, sot gjatë një seancë dëgjimore në komisionin i punëve të jashtmne, kërkoj akses në të gjithë informacionin e DASH në bazë të të cilës u mbështet për këtë vendim kundër Berishës dhe familjes së tij. Gjithashtu, kërkoj një shpjegim të detjuar të procesit që ndoqi DASH për të përcaktuar këtë cështje. ”- thuhet ndër të tjera në letrën që kongresmeni amerikan i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit.

Kujtojmë se një ditë më parë, gjatë një seance të mbajtur on linë nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Kongresit të SHBA, kongresmeni Zeldin që kërkoi Sekretarit Amerikan të Shtetit,  informacione specifike për vendimin e papritur ndaj Berishës.

Ai theksoi se ka bërë dhe vetë hulumtime, por s’ka gjetur se në çfarë afere korruptive mund të ishte përfshirë politikani shqiptar.

Whatsapp Image 2021 06 08 At 10.26.53 Am

LETRA E PLOTË

I dashur ndihmës sekretar i përkohshëm Durakoglu,

kohët e fundit, Departamenti amerikan i Shtetit vendosi sanksione kundër ish presidentit dhe kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duke përmendur përfshirje në korrupsion domethënës. Nën këto sanksione, Berisha, bashkëshortja dhe fëmijët e tij nuk iu lejohen të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sali Berisha historikisht ka pasur marrëdhënie të forta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke bërë shumë persona ta vënë në pikëpyetje këtë vendim të papritur. Duke ndjekur mundësinë për diskutuar këto sanksione me sekretarin Blinken sot gjatë një seancë dëgjimore në komisionin i punëve të jashtmne, kërkoj akses në të gjithë informaciinin e DASH në bazë të të cilës u mbështet për këtë vendim kundër Berishës dhe familjes së tij. Gjithashtu, kërkoj një shpjegim të detjuar të procesit që ndoqi DASH për të përcaktuar këtë cështje.

Faleminderit për vëmendjen tuaj ndak kësaj cështje të rëndësishme. Pres me padurim përgjigjen tuaj.