Mbipopullohet bregdeti i Shëngjinit në ‘UNUM Festival’

Aktualitet

 Të rinj e të reja nga e gjithë bota janë bashkuar në plazhin e Shëngjinit. Festivali UNUM ka grumbulluar shqiptarë e turistë të dëfrehen nën ritmet e muzikës elektronike. Sa u përket masave anti-COVID, të rinjtë duket se e kanë të vështirë që t’i zbatojnë.

Festivali UNUM ka ndarë pamje nga festa e sotme me anë të një video të shpërndarë në youtube nga Mawifamily.


https://youtu.be/Dm_Twq5jDGE

Drejtori i Unum festival Mousa Ceesay, ka treguar se hapja e këtij festivali është guri i parë i themelit dhe ky event duhet të vazhdojë në të ardhmen.

Rreth 6 mijë të rinj nga Italia, Belgjika, Gjermania, Franca, Hollanda, Zvicrra nga rajoni e nga përtej Europes kanë mbërritur në vendin tonë për të shijuar jo vetëm muzikën, por edhe Shqipërinë turistike.