Kushtetuesja rrëzon sërish Ramën, shfuqizon vendimin për kryebashkiakun

Aktualitet

Gjykata Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e Zef Hilës. Gjykata ka pranuar kërkesën e ish-kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila.

Sipas Kushtetueses, është shkelur e drejta e Hilës për tu dëgjuar dhe njoftuar.

“Si përfundim, Gjykata, bazuar në analizën e të gjitha pretendimeve të kërkuesit, vlerëson se kërkesa e tij duhet pranuar në objektin e saj, pasi është cenuar procesi i rregullt ligjor në aspektet e së drejtës për t’u njoftuar dhe për t’u dëgjuar, si dhe të standardit të arsyetimit të vendimit. Si përfundim, Gjykata, bazuar në analizën e të gjitha pretendimeve të kërkuesit, vlerëson se kërkesa e tij duhet pranuar në objektin e saj, pasi është cenuar procesi i rregullt ligjor në aspektet e së drejtës për t’u njoftuar dhe për t’u dëgjuar, si dhe të standardit të arsyetimit të vendimit”, thuhet ndër të tjera në vendim.

Çfarë ndodhi mes Hilës dhe Ramës?

Ish-kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës, u shkarkua nga kryeministrti Edi Rama pas fjegies së KZAZ-së në Bushat. Ngjarja ndodhi në muajin qershor të vitit 2019. Vetëm pak orë pasi presidenti Ilir Meta dekretoi një datë të dytë për zgjedhjet lokale, nisën tensione të forta në Bushat të Shkodrës, aty ku mbështetës të PD, dogjën shkollën ku ishte vendosur KZAZ nr.6 dhe materialet zgjedhore. Nga sulmi me molotov u plagosën 3 policë, por PD dhe LSI u distancuan nga sulmi. Dy partitë opozitare akuzuan qeverinë për djegien e KZAZ, deklaratë që për kryeministrin Edi Rama ishte një shenjë e dëshpërimit.

Ndërsa Ministri i Brendshëm në atë kohë, Sandër Leshaj ia faturoi Hilës këtë vendim dhe paralajmëroi shkarkimin e tij. Një ditë më pas, Rama zyrtarizoi fjalët e Lleshaj i ka zyrtarizuar në dokument dhe shkarkoi Hilën, duke lajmëruar edhe ndjekjen e tij penale.

0 0 votes
Article Rating
Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments