Krimi pushton vendin/ Hoxha: Mandati i tretë ka nisur me vrull
Shqipëria është futur në darën e krimit pas zgjedhjeve të 25 prillit. Vrasjet mafioze po dominojnë lajmet përditë, madje edhe disa herë në ditë. Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar me këtë situatë, duke thënë se pandemia e vërtetë është ajo e kallashnikovit, që po merr jetët e të rinjve.
POSTIMI I PLOTE
AK-47, “pandemia” e vërtetë që po merr jetët e shqiptarëve…
Kjo “kolerë” po merr jetët e të rinjve, jo jetët e të sëmurëve apo të moshuarve…
Dhe nuk luftohet as duke pritur vaksinat në Rinas dhe as duke mallkuar me “kokat hëngshin”…
Komandant, si shumë me “vrull” ka nisur ky mandati i tretë???!!!!
Ndale pak hapin, se nuk po i hyn tmerri vetëm popullit, por edhe AK-47 vetë për rendimentin e lartë të vdekshmërisë…