Fundoset anija më e madhe e marinës së Iranit
Anija më e madhe e marinës iraniane e mbushur me kimikate nga Singapori, u fundos në Gjirin e Omanit, pasi fillimisht u përfshi nga flakët, në rrethana ende të paqarta.
Ngjarja ka shkaktuar frikën e një katastrofe mjedisore në Oqeanin Indian, ndërsa marina informoi se 20 marinarë nga një ekuipazh prej 400 vetësh, kanë pësuar lëndime sipërfaqësore Zjarri shpërtheu në dhomën e motorit, tha marina, por nuk dha më shumë detaje.
“Anija po fundoset. Lundruesit po përpiqen ta tërheqin anijen në det të thellë para se ajo të fundoset për të minimizuar ndotjen detare por zona e pasme e anijes është zhvendosur,“ tha zëdhënësi i Marinës së Sri Lanka, Indika Silva.
Sipas mediave iraniane, zjarri nisi rreth dy orë pas mesnatës së shkuar. Anija mbante emrin e ishullit ku ndodhet terminali kryesor i naftës në Iran – Kharg. Ajo ndodhej afër portit iranian Jask, rreth 1,270 kilometra në juglindje të Teheranit, pranë ngushticës strategjike të Hormuzit. “Anija stërvitore”, u ndërtua në Britani në vitin 1977 dhe u përfshi në marinën iraniane në vitin 1984.
(kle.mu./dosja.al)