Parcela me kanabis në pyjet e Kepit të Rodonit
Policia kufitare e Durrësit ka zbuluar tre parcela të mbjella me kanabis gjatë kontrollit të vijës bregdetare.
Parcelat janë identifikuar në zonën e Kepit te Rodonit, tek përroi i mullirit.
Në një parcelë janë gjetur 150 rrënjë kanabis dhe në dy të tjerat nga 50 rrënjë.
Parcelat ndodhen në mes të zonave pyjore, larg prej banesave.
Autorët e kultivimit të tyrë kanë mundur të largohen ndërsa po punohet për asgjesimin e bimëve.
Ndërkohë mesohet se policia ka shoqëruar 15 persona për të sqaruar rethanat në të cilat është kultivuar kanabisi dhe për të ndaluar autorët e vertetë.
Total 0 Votes
0
0