Jo kryetarët që kërkojnë gabimet e tjetrit, por zgjidhjen për vendin…

Analize

Nga Erald Shulla

Pas 25 prillit ku demokratët nuk mundën dot të rrëzonin qeverisjen e Edi Ramës dhe të vinin në pushtet, kryesia dhe Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike u mblodh dhe vendosën për zhvillimin e zgjedhjeve brenda partisë për kryetarin e saj më datë 13 Qershor. Menjëherë pas këtij vendimi filluan reagime të rrufeshme nga kritikë, kundërshtarë apo të merzitur me krytarin Lulzim Basha duke kërkuar dorëheqjen dhe largimin e tij si përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve. E drejta e gjithëkujt të shprehë mendimin dhe qëndrimin e tij, por pa cënuar të drejtat dhe liritë e të tjerëve dhe demokracinë në parti. Por vendimi që Lulzim Basha kishte marrë, nuk ishte ai për tu larguar nga drejtimi i Partisë Demokratike, sepse zgjedhjet nuk kishin qenë të lira sipas tij, madje u përdor nga qeveria çdo mekanizëm për të deformuar vullnetin e zgjedhjeve në 25 prillit. Statuti i Partisë Demokratike nuk e përcakton nëse kryetari humb zgjedhjet duhet të largohet, pra Basha juridikisht është i lirë dhe në të drejtën e tij për të rikandiduar. E drejta për të garuar përball Lulzim Bashës ju dha tre kandidateve, por ajo që po shoh tek këta është se më shumë për të bërë anëtarësinë për vete apo shfaqjen e vizionit tyre për të ruajtur Partine Demokratike të bashkuar dhe çfare do të bëjnë ata për ta ringritur, forcuar për ta kthyer ateë në një forcë qeverisese nesër, apo modelin ndryshe të opozitës nga kjo e deritanishmja me keqardhje e them, se sinkroni kundër Bashës është që ai thjeshtë te dalë fajtor per humbjen e zgjedhjeve. Padyshim që Basha ka përgjegjësinë kryesore por jo vetem ai, të gjithe ata që drejtojnë, të gjithë ata që janë pjesë në pozicione drejtuese të strukturave kanë përgjegjësi, patjetër komisioni që përzgjedhur kandidatët për deputetë të PD e deri te anëtari me i thjeshtë dhe indiferenca qytetare. Por me to një ditë në post të Kryetarit çfarë do bënin ndryshe nga Basha apo më mirë nga ai? Dhe duhet të bindin të tjerët, jo veten, që janë me të mirët per atë post. Nuk mund të pretendosh kreun duke bërë vetëm me gisht: ai është fajtori dhe po vi unë të drejtoj. Po si do drejtosh? Qëllimi s’është kryetari, madje as rrëzimi i Edi Ramës për të bërë si ai, por ngritja e një realiteti normal, pa korrupsionin përmbytës, pa oligarki vrastare, por të një vendi që punon e vepron drejtesia e vërtetë, jo ajo politike, etj etj…

Mendimi im është se ata që duan dhe dëshirojnë një PD të fortë dhe që frymëzon dhe motivon shqiptarët, duhet të percjellin frymë bashkimi dhe jo perçarje, imazh dhe program zhvillimi. Është i patolerueshëm rasti i kryetarit të këshillit kombëtar Bujar Nishani, që nuk duroi për mllefe dhe inate personale me Bashën, si gjithmonë për punë karrikesh, nxitoi te ngrinte grup shpëtimi të PD. Kush ja kërkoi të shpetojë ai PD-në? PD duhet të shpëtoje prej atij dhe veprimeve arriviste të tij. E pamë kur ishte President i Republikes sa perçarës ishte, vegël oligarkike dhe dritëshkurtër. Aq sa njerëzit detyroheshin dhe i kujtonin angazhime e tij, kur dikur, duhej të shpëtohej shtatorja e diktatorit dhe karriket e bashkëpunëtorëve të tij. Nga ishte Nishani, mes protestuesve kundër diktaturës, apo oficer i ushtrise së diktaturës? Ato kohë kanë shkuar, përçarja dhe dhuna, qoftë dhe verbale, nuk janë në dobi të PD-së, as vetë Nishani që e kulmoi këtë rrugë post presidenciale të tij që me komisionin e përzgjedhjes së kandidatëve kur eleminonte figura të rëndësishme të PD-së.

E them me plot gojën, tek Lulzim Basha nuk duhet të kërkojmë gabimet tona e të tijat e të ngelemi dhe 4 vite të tjera duke u marrë me to dhe me njëri-tjetrin, kush gaboi më shume. Humbje kohe që e çojnë PD-në nga gabimi në gabim. Gabimet nuk korrigjohen me gabime të tjera “alla Nishan”. Sot, çdo demokrat duhet të kërkojë nga kryetari zgjidhjen, qëndresën, vendosmërinë, përballjen, vizionin dhe seriozitetin për të vazhduar përpara duke patur yll polar vetëm prosperitetin e Shqipërisë! A mos ishte lufta për karrike brenda PD katërvjeçarin që prodhoi disa parti, të cilat nuk patëm kohë të përballen me qeverinë e korrupsionit, por vazhduan luftën me PD-në që lanë, tentuan të hiqnin sa më shumë vota për vete nga elektorati demokrat, i përçarë. Pra, “për inatë të vjerrës shkoi të fle me mullixhiun”. Gara në Partine Demokratike duhet të shërbejë si model për demokracinë e vendit dhe një model i një rifillimi suksesi e zhvillimi për politikën, nuk ka kohë për hapa pas. As për zgjedhje, do të thosha, por për zgjidhje. Gabimet janë gjithkund dhe nuk qëndrojnë vetëm tek Lulzim Basha. Partia Demokratike më shumë ka nevojë për analizë të thellë konstruktive që të mësojë dhe të ndertohet duke mos përsëritur destruktivisht gabimet e të shkuarës së tanishme. Shqipëria ka nevojë për opozitën e fortë, për profilin real të së djathtës, për alternativën qeverisëse dhe fitoren e përbashkët nesër./ fjala/

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments