‘Gjykatat janë në kolaps, Kryetarja e KLGJ: Apeli’ është ‘Thembra e Akilit’

Aktualitet

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami ka dalë sot për raportim ‘online’ në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit. Llagami ka vënë në dukje problemet që po has sistemi gjyqësor që lidhet me procesin e Vettingu-t. Ajo thotë se ringritja e Gjykatës së Lartë ka pasur vonesa për shkaqe të ndryshme, por së shpejti do të ketë 15 anëtarë, ndërsa shtoi se Apeli është ende ‘thembra e Akilit’ të sistemit. 

“Këshillim vonesat ka të bëjnë me, qasjen e KLGJ në promovimin dhe ngritjen në detyrë. Komisioni i Venecias mbajti si standard që anëtarët e Kushtetueses të kalojnë Vettingun. Dua t’ju kujtoj se dhe me Vettingun, deri tani u shkarkuan 13 gjyqtarë me formë të prerë, u shkarkuan 25 gjyqtarë që ruajnë statusin prej pezullimit, duke përfituar 75% të pagës, 30 milion lekë nga buxheti. Po këto gjyqtarë nuk vijojnë çështjet. Është krijuar bllokimi dhe prej këtyre, gjyqtarë që paguhen, por nuk trajtojnë çështjet, ia kalojnë të tjerëve. Gjykata e Apelit është “thembra e Akilit”. Nga 75 gjyqtarë që duhet të ofrojnë shërbimin, 25 gjyqtarë ka. Për një çështje që të gjykohet në Apel duhet 2-3 muaj për në rrethe ndërsa një qytetar i Tiranës duhet të presë 4 vjet. Grupimi i Apeleve do mundësonte që gjykimi i çështjeve do ishte i drejtë dhe i barabartë. Gjykatat janë në kolaps, e kam thënë dhe po e përsëris,”-u shpreh Llagami. 

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments