Lulzim Basha vijoi takimet ne qytetin e Dibrës

Politike

Kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha vizitoi sot qytetin e Dibrës, ku dhe u prit nga një numër i konsiderueshëm mbështetësish. Takimet e kryedemokratit po zhvillohen në kuadër të fushatës që po bën për të mbajtur postin e kreut të PD-së, me zgjedhjet që do të zhvillohen në 13 qershor të këtij viti.

Ndërkohë deputeti i ardhshëm i Kuvendit i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit nga qarku i Dibrës, Xhelal Mziu ka publikuar në rrjete sociale foto nga takimi i sotëm, teksa e konsideron një pritje madhështore dhe një mbështetje të madhe nga qytetarët dibranë.

pritja

Kurrë nuk do dorëzohemi përpara këtij regjimi kriminal, sepse fati i Shqipërisë varet sot nga ne”, shkruan ndër të tjera Mziu në Facebook.
Shënimi i plotë
Pritje madhështore z. Lulzim Basha nga demokratët e Dibrës!
Falenderoj me mirënjohje bashkëqytetarët e mi Dibranë për mbështetjen e jashtëzakonshme!
Kurrë nuk do dorëzohemi përpara këtij regjimi kriminal në tjetërsimin e votave por jo vetëm, sepse betejën për ndryshim nuk e nisëm për veten tonë dhe nuk do e vazhdojmë për veten tonë.
Atë e bëjmë për njerëzit, sepse fati i Shqipërisë varet sot nga ne.
Të bashkuar do ta fitojmë betejën, për gjithë shqiptarët!

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments