Meta: Plotësimi i vakancave të AMA të bëhet nga Parlamenti i ri

Aktualitet

“Plotësimi i vakancave të AMA-s duhet të bëhet nga Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit”. Kështu shprehet Presidenti Ilir Meta, teksa kërkon shtryjen e plotësimit të vakancave për këtë institucion.

Sipas tij, çdo tentativë për kontroll të lirisë së medias është goditje e rëndë për demokracinë dhe minon integrimin:“Duke e përkrahur thirrjen e gazetarëve për të shtyrë plotësimin e vakancave në AMA, pasi Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit të fillojë punën, theksoj se çdo tentativë për kontroll të lirisë së medias është goditje e rëndë për demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut, që minon seriozisht rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian”.

Në një postim në fb ku mbështet shqetësimin e gazetarëve të pavarur shqiptarë dhe të kolegëve të tyre të huaj të grupuar në Rrjetin “Safe Journalists”, Meta dënon nxitimin e mazhorancës dhe të Kuvendit për vendosjen nën kontroll të plotë të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

“E mbështes plotësisht shqetësimin e drejtë të gazetarëve të pavarur shqiptarë dhe të rreth 8200 kolegëve të tyre të huaj të grupuar në Rrjetin “Safe Journalists” dhe e dënoj me forcë nxitimin e mazhorancës dhe të Kuvendit aktual njëpartiak për uzurpimin në mënyrë të njëanshme dhe vendosjen nën kontroll të plotë të Autoritetit të Mediave Audiovizive, një institucion thelbësor për garantimin e lirisë së medias në vendin tonë. Është pikërisht Kuvendi aktual, që nuk ka qenë i sinqertë, as me median, as me Bashkimin Europian dhe as me Komisionin e Venecias. Për më tepër, që po mbushet gati një vit (19 qershor 2020) dhe ende Parlamenti nuk është tërhequr zyrtarisht nga paketa antikushtetuese ‘Antishpifje””, shkruan Meta.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?