Rama: Nesër Komiteti Teknik njofton ndryshimin e masave anti-COVID

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ditën e nesërme do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve për të njoftuar ndryshimin e masave anti-COVID në vendin tonë.

Rama tha nga sheshi ‘Skënderbej’ se ambicia e qeverisë këtë verë është për të pasur nje sezon më të suksesshëm turistik sesa viti i kaluar.

Nesër mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve me ndryshim të masave anti-COVID. Ambicia jonë këtë vere është për te pasur një sezon më të suksesshëm turistik sesa viti i kaluar“, tha Rama.