Rrafshim/ Nis shembja e banesave tek “Tregu Elektrik”

Aktualitet

Mëngjesin e sotëm IKMT dhe forcat policore të Tiranës janë mbledhur për të lëvizur nga rruga objektet në mënyrë që të bëhet shembja e banesave në zonën e Tregut Elektrik. Banorët e revoltuar kanë kundërshtuar shembejn e banesave duke u shprehur se nuk janë lajmëruar më parë dhe nuk kanë marrë dëmshpërblim.

Ka patur edhe përplasje mes policisë dhe banorëve. “Na kanë thënë që do shemben banesat se është rrugë. Nuk kemi marrë asnjë dëmshpërblim. Vetëm një person ka marrë”, shprehen banorët.

Sipas tyre, është një kohë e pamjaftueshme dhe nuk janë njoftuar më herët për këtë veprim. Ata shprehen se nëse do të ishin lajmëruar më herët do t’i kishin larguar vetë objektet dhe do të kishin përgatitur vendin.

Gjatë momentit shohim vetëm përfaqësues të bashkisë dhe policisë të cilët po mundohen të pastrojnë zonën nga objektet për të mundësuar më pas shembjen e banesave.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments