Politike

Shperthen Korça nga mbështetësit e PD-së! Këto janë ditët e fundit të Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur ditën e sotme nga qindra qytetarë në Korçë. Rrugët e Bulevardit u mbushën me tollumbace ngjyrë blu dhe me flamuj të PD-së.

Në fjalimin e tij përballë qytetarëve Basha u shpreh se korçarët kanë tetë vite që po vuajnë për bukë e se koha e ndryshimit do të vijë në pak ditë. Teksa kujtoi se kanë mbetur dhe katër ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, Basha tha se Rama i ka ditët e numëruara.

VIDE/ Basha nga Korça: Jemi 4 ditë para fitores më të madhe në histori

Kryedemokrati tha se këto janë ditët e fundit të krimit, mafias dhe të gënjeshtrave.

‘Mirëse ju gjej. Mirëse ju gjej në këtë ditë të bekuar, ku sic shndërrin dielli, shndërrin fitorja në fytyrat tuaja. Se dhe 4 ditë na ndajnë nga fitorja e madhe. Kjo perlë e qytetarisë, e kulturës, e artit, ky vend që ka lindur burra dhe gra. Tetë vite me radhë është përdorur dhe keqpërdorur si të ishte oborri i lodrave të një njeriu. U pasurua kur korcarët vuanin për bukë. Tetë vite dështime, ngecje në vend. Nuk mbaruan, as rrugët që e gjetën gati. Janë ditët e fundit, se të dielën ia kthejmë Korçën korçarëve. Pas 8 vitesh gënjeshtrja, merr guximin që të trokasë në derë. Korca e ka marrë vendimin, e ka hapur zemrën për ndryshimin. Për rininë e mrekullueshme të Korcës që na krenon. Ti themi nënave se do ja fshijmë lotët. Siç shndërrin ky diell, shndërrin fitorja, besimi në fytyrat e korçarëve. E shoh dhe e prek kudo, nga jugu në veri dhe sot në sytë e cdo shqiptari dhe e socialistëve që kanë vendosur që të bëhen pjesë e ndryshimit të madh. Më 25 prill, do të jetë fitorja më e thellë për Shqipërinë. Do të jetë dita kur vota juaj do të rikthejë një qeveri për njerëzit. Nuk ka të mbaruar, ardhja e njerëzve në bulevard, nuk ndalet marshimi ynë, drejt fitores. Këtë e ka mësuar dhe Edi Rama. Këto janë ditët e fundit të krimit, marifeteve, të gënjeshtrave.’– tha Basha

Image

Audio-përgjimi i Lames, Basha nga Korça: Të gjithë ju e dëgjuat planin e Ramës për t’ju marrë votën, ju mashtron për të mos ju legalizuarKryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar nga Korça përgjimin e bërë publik nga gazetari Artan Hoxha në të cilin fliste Lame për legalizimet. Basha tha se ai ishte plani i ideuar nga Rama në mënyrë që ti marë votën qytetarëve dhe të mos iu japë legalizimet. Basha: Të gjithë ju e dëgjuat planin e Ramës për tju marrë votën për t’ju mashtruar, për të mos ju legalizuar për t’ju prishur 100 mijë shtëpi shqiptarësh. Ky është Edi Rama i vërtetë.Dje, gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar një audio-përgjim ku tregohej si drejtori i Kadastrës, Artan Lame udhëzonte vartësit e tij në lidhje me procesin e legalizimeve. Gjatë përgjimit, Lame pohon se legalizimet janë një kosto e madhe elektorale, dhe në rast se banorëve iu hiqet drita jeshile, atëherë ikin votat, ndaj kërkon që kurrsesi, fjala “jo”, nuk duhet që t’ju thuhet qytetarëve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?