Incident pranë zyrave të LSI në Fier! Bashkia heq banerin e partisë

Aktualitet

ëvizja Socialiste për Integrim denoncon se Bashkia e Fierit ka hequr banerat e LSI-së. Kandidatja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka ndarë video-live pranë zyrave të Bashkisë, aty ku po presin një përgjigje nga krerët e institucionit.

Mehmetaj shkruan se kjo që po bëhet është e padrejtë pasi kanë një kontratë të nënshkruar midis palëve. Mehmetaj ndodhet jashtë zyrës së kryetarit të bashkisë së Fierit Armando Subashi për të kërkuar llogari mbi aktin e bërë. Ajo qëndron pas zyrës, aty ku shihen forca policie që qëndrojnë në gatishmëri.

Postimi i Kejdi Mehmetajt

Bashkia e Fierit po heq banerat e LSI, megjithese ka nje kontrate te nenshkruar midis paleve.

Në përgatitjet që po bëhen për takimin që do të mbajë kryeministri, ndër të tjera është hequr dhe ajo e LSI që ishte vënë në sheshin ku do të mbahet takimi ditën e sotme.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments