Rama kërkon “paqe”, thirrje Bashës: Mos ta politizojmë!
Disa të shtëna me armë që lanë të të plagosur sekretarin e Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni. Në kërkim për ngjajrjen janë tre persona, përfshirë Ndriçim Jonuzi (Tahiri), i cili ka precendetë të mëparshëm kriminale. Menjëherë pas ngjarjes, kryedemokrati Lulzim Basha u nis me urgjencë për në Kavajë, duke drejtuar gishtin nga maxhoranca. Ndërsa shtoi se bëhej fjalë për një sulm politik, kreu i maxhorancës hodhi poshtë akuzat duke shtuar se drejtësia duhej lënë të kryente detyrën.
Reagimet kanë vijuar edhe sot…Menjëherë pas videos nga arratia të autorit të plagosjes, i cili pretendonte se sherri nuk kishte nisur për asnjë parti, Rama shtriu sërish dorën për bashkëpunim ndaj Lulzim Bashës. Madje shkoi edhe më tej, duke e cilësuar si militant të PD-së, duke i kërkuar Bashës që të ndahet nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe nga presidenti Ilir Meta.

Përgjigjen Basha ia dha nga Kavaja, ku edhe shkoi sërish sot për të monitoruar gjendjen. Me çadër në dorë, më mes të një mitingu, kryetari i PD-së, shtoi se sulmi i djeshëm i kishte bërë demokratët më të bashkuar dhe se Rama e ndjente humbjen pas 25 prillit. Po ashtu, përgjigjia nga Rama nuk mungoi. Numri një i maxhorancës kërkoi uljen e toneve, duke shtuar se nuk duhej politizuar, ndërsa kërkoi drejtpërdrejtë nga Meta që të ndalojë fushatën që ka nisur. https://www.youtube.com/embed/pmLz_qzYsV4?feature=oembed
Nga Presidenca…, kreu i shtetit nuk u kursyer me kundërakuzat, duke i përmendur sërish përgjimet e Shijakut, Dibrës dhe psikiatrinë. Sipas Metës, Rama më 26 prill do të humbasë, duke marrë përgjigjen e të gjithë shqiptarëve.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Po çfarë ndodhi në Kavajë?
Dosja.al ka mësuar se rreth orës 19:00 në lagjen numër katër në Kavajë, Ndriçim Jonuzi (Tahiri), një person me precedentë të theksuar kriminalë është futur në zyrat e PD-së dhe ka qëlluar në këmbë sekretarin, Bledar Okshtunin. Ngjarja ka ndodhur në prani të kandidates për deputete, Grida Duma, ndësa Jonuzi ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.
- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili i bëri thirrje që të shkonte në shtëpi. Teksa ka ndarë një foto, të Ndriçim Jonuzit i cili kreu sulmin në Kavajë, së bashku me zyrtarë të PS në Kavajë, shkruan se do të shkojë në shtëpi kur Rama të shkojë në psikiatri.
POSTIMI:Lidheni të Marrin shokë socialistë përpara se të ketë fatin e furgonit në Berat. Pse Meta u tha tre banditëve të “Rilindjes” të hynin në zyrën elektorale të PD dhe të qëllonin me armë Sekretarin demokrat? Me kë janë në këtë foto këta të katërt? Me Metën apo me Kryebashkiakun e emëruar rilindas të Kavajës dhe shtabin e tij elektoral? Pse Meta e porositi Damjanin publikisht të përsërisë “tërmetin” e Dibrës në Vlorë? Pse Meta emëroi një ushtri patronazhistësh për të survejuar e shantazhuar 900 mijë qytetarë të Qarkut Tiranë?Kush e prishi Marrëveshjen e 5 Qershorit nga tmerri i zgjedhjeve të lira?Bablok, shqiptarët e dine shumë mirë se ku kurdisesh ti për t’i përçarë shqiptarët në Shqipëri dhe rajon. Me qetësi dhe vendosmëri do e marrësh përgjigjen më 25 Prill nga të gjithë shqiptarët patriotë dhe europianë. Dhe në radhë të parë nga socialistët, që u shkatërrove çdo vlerë pozitive dhe njerëzore.Unë do shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri!Shqipëria e shqiptarëve! Shqipëria në Bashkimin Europian! Pas 25 Prillit kjo rrugë nuk ndalet më asnjë sekondë!
- DEKLARATA:Dje ndodhi një ngjarje e patolerueshme se ndodhi në sfondin e politikës së ditës dhe të fushatës e cila nuk kishte lidhje me ngjarjen. Flas për ngjarjen e Kavajës. Nuk kisha pikë dyshimi që cilado të ishte e vërteta, ata që flasin për ndryshimin do të rendnin atje për të bërë atë që bëjnë gjithmonë, për të drejtuar gishtin ndaj meje dhe nesh. Papritur as një orë dhe as dy orë që ngjarja të kuptohej se cfarë ishte, unë pa pritur asnjë minut thash atë që do ta thotë kushdo që është serioz dhe e ka seriozisht shtetin, drejtësinë. Që ngjarja është e patolerueshme, që autori duhet cuar përpara drejtësisë, e që Basha nuk duhet ta politizojë ngjarjen, ndërkohë që Meta duhet të ndalë fushatën idioteske të situatës. Basha nuk kishte folur po tha atë që unë mendoja se do të thohste dhe ajo atë që unë do të dëshiroja ta thoshte diksuh që do të bëhet kryemministër. Autori është një militant i PD në një sherr për arsye që nuk kanë asnjë lidhje me politikën. Natyrisht mund të ishte dhe të kishte ndodhr e kundërta që për të njëjtin sherr të kishte bërë këtë akt absurd. Kjo nuk e fajëson PD për aktin por është e fajësueshme për politizimin se fatkeqësisht është plagosur një njeri. Është bërë një vepër penale ndërsa politizimi i kësaj ngjarje është një tjetër vepër e shëmtuar morale si mundet të jesh zëdhënës i ndryshimit dhe të vazhdosh të zgjatësh, ata që e kanë mishëruar lidershipin.
“Ora e ndryshimit po afron, dita po vjen, për ta larguar me votën e shqiptarëve të bashkuar njeriun që për 8 vite me radhe e mbajti peng vendin, e shkatërroi ekonominë, e përzuri rininë, i ka hyrë frika në palcë, e ka kuptuar dhe paniku i humbjes e ka tmerruar si askënd më parë. Sepse ai më shumë dhe më mirë se asnjëherë e di se më 25 prill Shqipëria fiton dhe Edi Rama humb. Vëllezër dhe motra Kavaja ia ka dhënë gjithmonë tonin demokracisë. Ishte Kavaja që u ngrit e para me sakrificën e bijve të saj, ishte Kavaja që nuk u tremb kurrë nga diktatura, është Kavaja që e ndezi fushatën tonë për ndryshim dhe fitoren e gjithë shqiptarëve. Është Kavaja që do ti prijë fitores së gjithë Shqipërisë. Ndaj padurimi tuaj, entuziazmi juaj, është një flakë, një vatër zjarri e shpresës që nuk e shuan dot as shiu i bekuar që është bereqeti i fitores sonë më 25 prill. Nuk e mbyll dot e nuk e kyç dot as sulmi burracak i Edi Ramës dje, përkundrazi jemi më të vendosur se kurrë, jemi më të fortë se kurrë, më të bashkuar se kurrë për tu dhënë shqiptarëve fitoren më të thellë në 30 vite, çlirimin nga e keqja dhe hapjen e rrugëve për ndryshim. Një njeri që për 8 vite pati të gjitha pushtetet dhe dështoi, nuk mundet në asnjë mënyrë ta ndalë këtë uragan shprese. Nuk ka familje shqiptare që nuk e di se pas 8 vite dështime edhe 4 orë janë shumë për njeriun që për 8 vite premtoi dhe nuk bëri asgjë. Paniku i humbjes e ka shtyre drejt veprimeve që u ngjajnë vendeve diktatoriale. Shqiptarët e kuptojnë se të dielën do ti japin përgjigje një pyetje: Edhe katër vite të tjera si këto që kaluam, apo bashkë për ndryshim që Shqipëria dhe Kavaja të fitojë? Kjo është zgjedhja që ndodhet para nesh”, tha Basha.