Meta: Bablok, shqiptarët e dinë shumë mirë se ku kurdisesh ti!

Aktualitet

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili i bëri thirrje që të shkonte në shtëpi. Teksa ka ndarë një foto, të Ndriçim Jonuzit i cili kreu sulmin në Kavajë, së bashku me zyrtarë të PS në Kavajë, shkruan se do të shkojë në shtëpi kur Rama të shkojë në psikiatri.

POSTIMI:

Lidheni të Marrin shokë socialistë përpara se të ketë fatin e furgonit në Berat. Pse Meta u tha tre banditëve të “Rilindjes” të hynin në zyrën elektorale të PD dhe të qëllonin me armë Sekretarin demokrat? Me kë janë në këtë foto këta të katërt?
Me Metën apo me Kryebashkiakun e emëruar rilindas të Kavajës dhe shtabin e tij elektoral? Pse Meta e porositi Damjanin publikisht të përsërisë “tërmetin” e Dibrës në Vlorë? Pse Meta emëroi një ushtri patronazhistësh për të survejuar e shantazhuar 900 mijë qytetarë të Qarkut Tiranë?Kush e prishi Marrëveshjen e 5 Qershorit nga tmerri i zgjedhjeve të lira?Bablok, shqiptarët e dine shumë mirë se ku kurdisesh ti për t’i përçarë shqiptarët në Shqipëri dhe rajon. Me qetësi dhe vendosmëri do e marrësh përgjigjen më 25 Prill nga të gjithë shqiptarët patriotë dhe europianë. Dhe në radhë të parë nga socialistët, që u shkatërrove çdo vlerë pozitive dhe njerëzore.Unë do shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri!Shqipëria e shqiptarëve! Shqipëria në Bashkimin Europian!
Pas 25 Prillit kjo rrugë nuk ndalet më asnjë sekondë!

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments