Kurre me shume se kaq nuk jam ndjere krenar per votuesit e mi te rinj!

Politike

Luciano Boci

Jam i mrekulluar nga moria e propozimeve dhe nga pergjigjet e mrekullueshme qe FTESA ime ndaj te rinjve per nje SFIDE IDESH me titull “I HAVE A DREAM” ka marre dhe vazhdon te marre… Propozimet e te rinjve jane frymezuese… nga nderhyrjet per mjedisin, bibliotekat digjitale, projektet per zhvillimin e talenteve ne sport, qendra rinore te veprimtarive kulturore, e deri tek paradhoma avokatore e asistences ligjore per qytetaret…. Eshte nje lume me ide, te gjitha frymezuese, mahnitese…Endrrat e ketyre te rinjve jane nje BEKIM! Dua te ndaj me Ju letren qe FABRIO BILALI, nje student i Elbasanit ne Bologna te Italise me shkruan – ne pergjigje te sfides se ideve… Propozimi i tij e tejkalon Elbasanin dhe une qysh tani marr persiper te angazhohem per zbatimin e saj!Zoti ju bekofte per gezimin e thelle qe me keni dhuruar me mesazhet tuaja te jashtezakonshme dhe me idete mbreselenese! Shqiperia fiton me te rinj e te reja si JU!—Përshëndetje Z.Luciano Boci,Unë që po ju shkruaj jam Fabrio Bilali një student shqiptar në Universitetin e Bolonjës, Itali. Kam ndjekur me vëmendje fushatën që po zhvillohet në Shqipëri dhe sigurisht edhe fushatën që po zhvillohet në qytetin tim, qytetin e Elbasanit.

Kam parë në rrjetet sociale nismën e ndërmarrë nga ju “I have a dream” nëpërmjet të cilës të rinjtë e Elbasanit mund të shprehin idetë e tyre për politikat e pas zgjedhjeve. Fillimisht do të doja tju përgëzoja për këtë nismë të ndërmarrë dhe tju falenderoja për këtë mundësi që i jepni të rinjve të shprehin idetë e tyre dhe të bëhen vendim-marrësit e fateve të tyre.Nisur nga kjo nismë e juaja më lindi dëshira te jem pjesë edhe unë e sfidës së ideve “I have a dream” për te kontribuar sado pak në të mirë të vendit e të qytetit tim. Mendoj se mënyra më e mirë për të ndryshuar shoqërinë në të cilën dëshiron të jetosh është duke kontribuar drejtëpërsëdrejti në vendimet që formësojnë atë shoqëri, prandaj dhe vendosa te jem pjesë e kësaj sfide idesh.

Duke besuar në gjykimin tuaj objektiv, formimin akademik dhe programin e paraqitur deri tani nga ju dëshiroj tju paraqes propozimin tim i cili besoj duhet të jetë patjetër ne programin tuaj politik dhe në programin politik të Partisë Demokratike apo te cdo Partie qe pretendon se do të sjellë ndryshimin në vend. Kjo është ideja, propozimi dhe ëndrra ime:Krijimi i “Shoqatës së studentëve shqiptar në Europë dhe në Bote” pranë Ministrisë së Arsimit, si një Shoqatë Shtetërore në formen e Shoqatave Nderkombëtare të Studentëve me të njëjtën strukturë organizative, e cila do të shërbejë për regjistrimin dhe evidentimin e të gjithë studentëve shqiptar kudo në Botë (te cilët më besoni janë të shumtë në numër) dhe që do të shërbejë si nje urë lidhëse fillimisht mes vetë studentëve shqiptar kudo që ndodhen por që do te jetë njëkohësisht nje burim i pashtershëm burimesh njerëzore për shtetin shqiptar. Detyra parësore e regjistrimit, evidentimit dhe ndërlidhjes së studentëve shqiptar kudo që ndodhen nga kjo shoqatë duhet sigurisht të ndiqet nga detyra e përmbushjes së këtyre nevojave që ka shteti shqiptar për burime njerëzore dhe nga përgatitja e kushteve të favorshme për të bindur që të kthehen sa më shumë studentë në mënyrë që të gjithë bashkë të punojmë që këtij vendi që nuk i mungojnë as burimet natyrore, as klima që lakmohet në shumë vende të tjera te Botës e as njerëzit inteligjent e të pergatitur që sot e nderojnë vendin e tyre diku gjetkë, pikërisht ky vend që ne kaq shumë e duam ta shohim aty ku i takon, aty ku sot duhet të ishte, në ajkën e vendeve më të zhvilluara të Europës. Para disa ditësh lexova një artikull largpamës tuajin: “Ekonomia fillon nga shkolla”.

Nuk i heq asnjë presje atij artikulli, madje e duartrokas. Megjithatë mendoj se copëzat e pazëllit gjigand të ekonomisë shqiptare duhet të bashkohen me kujdes në mënyrë që ai pazëll të jetë i saktë, sepse një pjesë e munguar mund të bëjë që të gjithë copëzat e tjera të shkojnë dëm.Universitetet e mëdha, Qëndrat e mëdha të kërkimit, parqet e mëdha industriale, Inteligjenca Atificiale, laboratorët e avancuar të kërkimit shkencor të gjitha këto dhe shumë të tjera do t’i jepnin një frymarrje te thellë jo thjeshtë ekonomisë së Elbasanit por të gjithë Shqipërisë.

Por të gjitha këto institucione, te gjitha kompanitë të mëdha apo të vogla qofshin përpara se të vendosin të bëjnë një investim madhor në një vend të caktuar investigimin e parë e bëjne mbi forcën punëtore, pra burimet njerëzore dhe shkallën e kualifikimit të tyre. A e kemi ne për momentin në Shqipëri një shkallë të tillë kualifikimi në rradhët e forcës punëtore? Sigurisht që JO. A mund ta kemi këtë shkallë kualifikimi? Sigurisht që PO. Si mund të arrijmë ne këtë shkallë kualifikimi të forcës tonë punëtore? Duke bindur të gjithë ato të rinj dhe të reja që studiojnë aktualisht në Universitetet Europiane apo të gjithë ato të rinj dhe të reja që kanë marrë një edukim europian e perëndimor se e ardhmja e tyre është në vendin e tyre. Duke injektuar në fuqinë punëtore të Shqipërisë të gjithë këtë krah pune të specializuar i cili është tashmë duke kontribuar diku në Europë dhe në Botë, për të cilin shtetit shqiptar nuk i duhet të shpenzojë asnjë qindarkë për përgatitjen e tyre sepse ata janë tashmë të përgatitur, ekonomia shqiptare do të marrë një zhvillim të tillë që do të ndikojë në mirëqenien e të gjithë shoqërisë.

Burimet njerëzore janë pasuria më e madhe e një kombi!!! Prandaj duhet luftuar cdo ditë që pasuri që ne kemi të vihet në shërbim të vendit tonë dhe jo të vendeve të tjera ku shqiptarët sot jetojnë dhe punojnë. Por, si mund të binden këto të rinj dhe të reja se duhet të kthehen të kontribojnë në vendin e tyre përballë një konkurence kaq të fortë të vendeve shumë herë më të zhvilluara se ne?Pikërisht duke sjellë këto Qendra Kerkimi Shkencor, Laboratore të avancuara kërkimi, Parqe të mëdha Industriale, Universitete me famë botërore, Inteligjencën Artificiale etj. Në këtë mënyrë ato do të gjejnë Europën dhe Botën, rrugëve të të cilave kanë mbetur sot shqiptarët, në shtëpinë e tyre.Mendoj se nëse atij artikulli të mrekullueshëm tuajin do t’i shtohej dhe ky propozim dhe ëndërr e imja, Programi juaj Politik do të ishte më miri i këtyre viteve të Demokracisë dhe e ardhmja e Shqipërise do të ishte më e bardhë.Edhe unë ndaj të njëjtin mendim me ju Z.Boci:Jemi shumë të pasur për të qenë kaq të varfër!!!Ju uroj shumë suksese!!Me respekt,Fabrio Ferdinant Bilali.#Voto9PD#lucianoboci7#elbasanifiton#ShqipëriaFITON

May be an image of text that says 'Re: "I have a dream" From Fabrio Bilali on 2021-04-19 16:07 Details Plain text Mirëmbrëma Z.Boçi, Ju falenderoj per vlerësimin tuaj. Sfida të tilla idesh ndihmojnë shoqërinë të ece perpara. Nëpërmjet ideve dhe punës sẽ perditshme të palodhur të bijeve të saj besoj dhe jam i bindur se Elbasani dhe Shqipëria do të ecin perpara. Do të ishte nje kënaqësi madhe për mua të ndanit mesazhin tim me ndjekësit tuaj. Ju uroj shume suksese, Elbasani e meriton të perfaqësohet nga nje intelektual si ju në zgjedhjet e ardhshme. Me respekt, Fabrio Bilali.'
0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments