Meta: Fuks-Shteti hapi 10 mijë vende në administratë për ‘të rehatuar’ patronazhistët

Aktualitet

Presidenti Ilir Meta ka denoncuar se këtë vit, në administratën publike janë punësuar 10 mijë persona më shumë. Në një reagim në rrjetet e tij sociale, Meta shkruan se punësimi i tyre është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor të 25 prillit.

Shteti i kapur, hap 10 mijë vende pune në administratën publike, pa asnjë vlerë, për të “rehatuar” kryesisht patronazhistët, dhjetëra mijëra vende pune humbin në sektorët prodhues dhe mijëra biznese mbyllen dhe falimentojnë. Mirë që na survejojnë, por edhe t’i mbajmë me rroga për këtë!,”-shkruan ndër të tjera Meta.

POSTIMI I PLOTË:

25 PRILLI, REFERENDUM KUNDËR FUKS-SHTETIT! Punësimi nga Partia-Shtet i 10 mijë vetëve më shumë se një vit më parë në administratën publike, qëllimisht në prag të zgjedhjeve, është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor. Këto vende pune, të cilat nuk kanë asnjë ndikim në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të Shqipërisë, paguhen me taksat e qytetarëve duke e rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike. Ndërsa shteti i kapur, hap 10 mijë vende pune në administratën publike, pa asnjë vlerë, për të “rehatuar” kryesisht patronazhistët, dhjetëra mijëra vende pune humbin në sektorët prodhues dhe mijëra biznese mbyllen dhe falimentojnë. Mirë që na survejojnë, por edhe t’i mbajmë me rroga për këtë! Prandaj 25 Prilli, është referendum popullor kundër FUKS-SHTETIT, i vënë tërësisht në shërbim të survejimit dhe patronazhistëve. Me votën e tij plebishitare Sovrani më 25 Prill, rivendos rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?