Balla: E do legalizimin? Jepja votën Edi Ramës

Politike

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar gjatë një takimi me banorë të Krastës se qytetarët ia kanë borxh edhe një mandat tjetër Edi Ramës. Balla tha se brenda vitit të parë të mandatit të tretë do mbyllen të gjitha legalizimet në këtë zonë. Ai theksoi se vota për partinë Demokratike nuk është votë për Lulzim Bashën por për Ilir Metën.

“Teksa data e zgjedhjeve po afron edhe entuziazmi edhe kërshëria e njerëzve për të shkuar sa më shpejt tek data e zgjedhjeve po rritet çdo ditë. Këtu në këtë zonë dy gjëra mbeten themel i punës sime. I kam dhënë fjalën Krastës se do i mbyllim legalizimet brenda vitit të parë të mandatit tonë të ri.

Këto zgjedhjet janë më të rëndësishmet që ka pasur ndonjëherë Shqipëria sepse do të caktojnë drejtimin që do ndjekë Shqipëria në këtë gjeneratë, Rama na ka garantuar se do fitojmë betejën për ekonominë. Dy vitet që po mbyllen kanë qenë dy vite lufte. Ky është një mandat që ka përkulur

E do legalizimin, kanalizimin? Mos voto më për LSI-në, jepja votën Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Demokratëve u them mos u lodhni kot. Vota juaj si hyn tek Luli del te Ilir Meta.

Elbasani e ka të domosdoshme një mandat të ri të Edi Ramës. Nëse e besojmë atë këngën Elbasan i bukur Elbasan mund ta bëjmë vetëm me Edi Ramën. Shkoni në fund votoni 12. Ia kemi borxh edhe një mandat tjetër Edi Ramës”, tha Balla./mv.abcnews.al

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments