Aktualitet

Ilir Meta i përgjigjet Ramës: Je mësuar të korruptosh `burra- prostituta`!

Pas dekorimit të një grupi artistësh të këtij qytetit, presidenti i ktheu përgjigje kryeministrit duke  i thënë se është mësuar që të korruptojë “burra-prostiturta”, por në 25 prill kushdo mund të bëhet kurban, por demokracia kurrë jo.

Akuzave të kryeministrit Edi Rama nga Vlora këtë të shtunë, sipas të cilave presidenti Ilir Meta takon subjekte të OFL dhe prokurorë e gjyqtarë të shkarkuar nga vettingu, ky i fundit ju është përgjigjur flakë për flakë nga Fieri.

“Së pari ka pasur vaksina plot nëpër depo, kjo është një shpikje, ai nuk ka këtë shqetësim, çështjen mund ta kishte zgjidhur prej muajsh. Edhe lajmet për marrjen nga ushtria të kullës e bëri jo vetëm për të frikësuar qytetarët. Ta ketë të qartë se ai është mësuar të korruptojë edhe burra që turpërojnë edhe fjalën prostitutë, që edhe ato nga halli e pamundësitë bëjnë ndonjëherë diçka që kurrë nuk do të donin ta bënin në jetën e tyre. Burra me vese që turpërojnë familjet e tyre, fëmijët e tyre, vendin e tyre por duhet ta dinë që në 25 prill do marr përgjigjen nga vajzat e Vlorës, Fierit, Durrësit, Tiranës e gjithë Shqipërisë e mbi të gjitha nga nënat shqiptare që nuk duan më të jetojnë në shtëpitë e tyre të zbrazura nga fëmijët. o marrë përgjigjen në mënyrë më demokratike dhe më civile më 25 prill nga populli shqiptar. Një gjë është e sigurt më 25 prill kushdo mund të bëhet kurban por demokracia kurrë nuk mund të bëhet kurban”, deklaruar Meta.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?