Helga Vukaj në KQZ kërkon seancë me Prokurorin e Përgjithshëm

Aktualitet

Anëtarja e komisionit rregullator, Helga Vukaj shprehu shqetësimin për faktin se zyrtarët e lartë politikë nuk po i zbatojnë rregullat e KQZ për zhvillimin e fushatës zgjedhore.

“Ne sapo normuam aktin me te rendesishem per numerimin e votave duke percuar ne kete akt inegritet dhe profesionalizem maksimal. Nderkohe qe normojme rregullat brenda,  jashte shkelet haptazi Kodi zgjedhor dhe Akti yne per ndalimin e perdorimit te fondeve publike, burimeve publike dhe burimeve njerezore ne menyre te njeanshme e me qellim per te avantazhuar njeren pale ne pushtet ne raport me palet e tjera.”- tha zonja Vukaj.

Për këtë arsye, Vukaj kërkoi në një seancë dëgjimore Prokurorin e Përgjithshëm për të informuar mbi kallëzimet e bëra jo vetëm në Tiranë, por dhe në rrethe.

“Ka denoncime te shumta te bera mediatike per shperdorime te financave publike, nga pushteti qendror e vendor; punesime te shumta elektorale,  investime të pashembullta elektorale, te tipit asfalte per vota, sigurisht pa procedura, lançime procesesh publike, prokurime pa gare, shpërndarje ndihmash, parash, certifikata pronësie, natën dhe këto janë të paprecedenta në këmbim të votave dhe t’i përcillet zotit komisioner të adresojë me shkrim kërkesën tonë drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm, i cili duhet të na informojë urgjent mbi kallëzimet e bëra në rrethe e Tiranë per krimet zgjedhore. Kjo është imediate dhe duhet të merren masa e re kete reagim me qellim parandalimin e fenomenit te ndikimit ne procesin zgjedhor ne menyre te jashteligjshme dhe para se krimi zgjedhor të kaplojë gjithë vendin. Kjo që po ndodh është shumë e rrezikshme dhe sensi i akteve tona e humbet vlerën e tij nëse nuk ka reagim, integracion mes organeve ligjzbatuese, parandaluese apo fleksibilitet në zgjidhjen e këtyre kallëzimeve”, u shpreh Vukaj në mbledhjen e Rregullatorit.

Nuk munguan as denoncimet për Bashkinë e Tiranës duke i lerkuar Komisionerit te reagoje.

Vukaj kerkoi vemendjen e te gjithe organizatave e trupave nderkombetare ne vend te shtojne vemendjen e tyre e te mbajne shenim te gjithe abuzimet me pushtetin per te ushtruar ndikim ne procesin zgjedhor.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments