Tabaku/ Ndryshimi është shumë pranë dhe kërkohet nga të gjithë

Aktualitet Politike

“Vendi sot është në mes të një krize ekonomike, në mes të një krize qeverisëse ku sundon një pakicë e vogël. Ndryshimi është shumë pranë dhe kërkohet nga të gjithë, Shqipëria ka nevojë të ndryshojë qeverisje, – argumenton Tabaku. – Në 25 prill Shqipëria fiton! Shqiptarët fitojnë! Votoni PD në 25 prill, votoni numrin 9!”

“Kush mund ta ndryshojë situatën që ndodhet vendi përpos se një forcë politike dhe një kryeministër si Basha?! – tha Jorida Tabaku, kandidatja e dytë e listës së PD në Tiranë, në takimet me qytetarë në lagjet e kryeqytetit.