Borussia Dortmund në kaos: Hummels u harrua në stadium

Sport

Zv.kapiteni i Borussia Dortmund, Mats Hummels, u harrua nga klubi në stadium, pas ndeshjes në transfertën e Këln, më 20 mars, e vlefshme për javën e 26-të të Bundesligës (2-2 rezultati përfundimtar).

Kjo është raportuar nga e përditshmja gjermane ‘Bild’, për të treguar se “ky veprim i gabuar është simboli i një sezoni të trazuar të Borussia Dortmund, i cili ndoshta do të përfundojë me dështimin për t’u kualifikuar për të marrë pjesë në Champions League e sezonit të ardhshëm”. Askush në autobusin verdhezi nuk e vuri mungesën e tij, duke e lënë qendërmbrojtësin brenda mjediseve të stadiumit.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments