Lediana Fratari: Njerëzit janë të lodhur nga mashtrimi e vjedhja

Aktualitet Politike

Gjatë një takimi me banorë të njësinë nr 5 në Tiranë, kandidatja e Partisë Demokratike, Lediana Fratari, së bashku me koordinatorin politik dhe kandidat në këtë njësi, Agron Shehaj, biseduan me qytetarë dhe pronarë të bizneseve të vegjël në këtë zonë.

“Takimi ishte pjesë e turit që po mbaj me qytetarë të shumtë, për të mësuar më shumë mbi problemet me të cilat ata përballen dhe për të prezantuar idetë tona për zgjidhjen e tyre”, sqaron në faqen e saj Fratari.

Kandidatja demokrate tregon gjendjen, që sipas saj, që ka çuar në një pezmatim masiv të shoqërisë dhe ekonomisë së vendit.

Shqipëria është tejet e lodhur nga papunësia. Sipërmarrësit, të vegjël e të mëdhenj, janë lodhur nga taksat e larta e të pa argumentuara. Qytetarët janë lodhur nga premtimet boshe të qeverisë, që edhe pas 8 vjetësh qeverisje, përsërit të njëjtat premtime, pa menduar se duhet të japë llogari për çfarë nuk ka bërë. Qytetarët janë të lodhur nga korrupsioni, ai i vogli që u zbraz xhepat dhe ai i madhi, që u zbraz arkën e shtetit që ata e mbushin me taksat e tyre”, shkruan kandidatja demokrate.

Fratari kujton se, edhe pse të lodhur nga mungesa e shpresës, tashmë ka një alternativë, serioze dhe të besueshme, të cilën nuk duhet ta humbim.

“Votoni PD nr 9 dhe më besoni mua, numrin 34”, bën thirrje Fratari.