Meta jep THIRRJEN e fundit: Do t’ia jap përgjigjen Ramës sot pasdite nga Vlora, ftohet dhe “Tërmeti”

Politike

Presidenti Ilir Meta i ka kthyer sërish përgjigje kryeministrit Edi Rama lidhur me protestës që është zhvilluar sot në aeroportin e Rinasit dhe që ka “paralizuar” fluturimet në vend. Meta ka paralajmëruar se do t’i përgjigjet zyrtarisht sot nga Vlora, ndërkohë që ka ftuar të marrë pjesë në konferencën e tij edhe ish-ministrin e Transporteve, Damian Gjiknurin. 

Qeverisë së 1 Prillit do t’ia jap sot pasdite nga Vlora përgjigjen për çështjen e Aeroportit të Rinasit, si çështje shumë e rëndësishme e sigurisë kombëtare dhe e detyrimeve ndërkombëtare. Nëse është hapur Aeroporti i Vlorës, konferencën e shtypit do e bëjmë atje, por nëse jo, në një ambient tjetër të përshtatshëm për të cilin gazetarët do të njoftohen në kohë. Ftohet dhe “Tërmeti” të marrë pjesë për shkak të përvojës së tij me aeroportet, fluturimet dhe jo vetëm,”-shkruan Meta.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?