Monika Kryemadhi, prezanton kandidatët për deputetë në qarkun e Shkodrës.

Aktualitet Politike

Mars, 26/ 2021

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka prezantuar paraditen e sotme kandidatët për deputetë në qarkun e Shkodrës.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi ka thënë se forca më e madhe e partisë që ajo drejton, janë të rinjtë, gratë dhe vajzat.

Më tej, Kryemadhi ka shtuar se Shkodra është promotore e zhvillimit dhe e dijes.

Nga kryeqendra e veriut, Kryemadhi ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës se po shkatërron monumentet historike për të ndërtuar kulla shumëkatëshe.

https://fb.watch/4tx1iQPi46/