Diaspora Shqiptare/ Fillimi i mbarë që na gëzoj të gjithëve

Aktualitet Bota Politike

Nga: Nue Oroshi 17 Mars 2021 | 23:30

Antarët e Rrjetit Politik Shqiptar në Gjermani

Më 6 Mars 2021 u mbajt takimi i parë online për themelimin e “Rrjetit  Politik” shqiptar në Gjermani.

Rrugëtimi i politikanëve shqiptar në Gjermani është i ri dhe nuk ka shumë kohë që e ka filluar veprimtarinë e tij.Ky rrugëtim tani ka filluar që të ecë në drejtim të mbarë falë angazhimit  të të rejave dhe të rinjve shqiptar që jetojnë,punojnë e veprojnë në Gjermani.Çdo herë dhe për çdo punë të re fillimi është i vështirë. Në këtë rast është i vështirë për arsyen se përkundër koncepteve të ndryshme politike në të cilat besojnë, ata duan të përqendrohen në qëllimet e tyre të përbashëkta për ta ndihmuar njëri –tjetrin në bazë të përvojës së krijuar.Në këtë rast rrjeti  politik shqiptaro-gjerman në Gjermani do të veprojë në të ardhmën në dy drejtime.Drejtimi i parë është integrimi i të rinjve dhe të rejave shqiptare në politikën gjermane në të gjitha vendet ku jetojnë dhe veprojnë,mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Gjermani në të gjitha lëmitë e jetës si dhe të ofrojë përkrahje për zhvillimin e politikave në trojet shqiptare, në mënyra të ndryshme.Takimi i mbajtur online përmes platformës Zoom më, 6 mars 2021 ishte një takim mbresëlënes, i cili na gëzoj të gjithëve.Edhe vetë mbeta i impresionuar nga të gjithë ato të reja dhe të rinj që janë  në politikën dhe në institucionet gjermane,por ata ishin vetëm një numër i konsiderushëm sepse kësaj iniciative politike në të ardhmën do t’i bashkohen edhe shumë të rinj dhe të reja që janë pjesë e organizatave të ndryshme politike në Gjermani.Në këtë rrjet politik do të marrin pjesë politikanët shqiptaro-gjerman nga të gjitha partitë demokratike gjermane siç janë: CDU (Bashkimi Demokristian), SPD (Partia Socialdemokrate),Grüne (Të Gjelbrit) dhe FDP (Partia e Lirë Demokratike).Ky takim u organizua me iniciativën e deputetit të Parlamentit të Hamburgut Sami Musa dhe veprimtarit Arbër Bytyqi.Në këtë takim morën pjesë 14 politikane,politikanë, si dhe zyrtarë dhe zyrtare që punojnë  në institucionet gjermane nga të gjitha pjesët e Gjermanisë dhe që kanë  prejardhje shqiptare.Këtu shkurtimisht po i japim vetëm emrat dhe një pjesë të funksioneve që kryejnë: 

1. Sami Musa (SPD), deputet në (Landes) Parlamentin e Hamburgut (Hamburgische Bürgerschaft) ;

2. Aneta Wolter Ahmati (CDU), Lübeck, Schleswig-Holstein, anëtare e Këshillit Bashkiak (Asamblese) të Lübeckut, anëtare e kryesisë së CDU-së në Lübeck, drejtuese politike aty për temat e migrimit dhe integrimit;

3. Lenda Musliu (GRÜNE), Asambleiste në një komunë të  Munihut,përfaqësuese në Kreisverband (Beauftragte des Kreisverbands) për migrim, integrim, ekstremizem të djathtë, zhvillim të qytetit, banim, digjitalizim, mjedis etj. në Munih;

4. Mevlyde Hyseni, Berlin & Prishtinë, ka përvojë 10-vjeçare si menaxhere e projekteve në fondacionin Friedrich-Ebert-Stiftung në Kosovë. Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung është fondacion i afërt me Partinë Socialdemokrate Gjermane  (SPD), Mevlydja është doktorrante në Freie Universität Berlin;

5. Dorieta Gjura (SPD), Berlin, këshilltare politike (Wiss. MA) e z. Christian Hochgrebe, anëtarit të Parlamentit të Berlinit (Abgeordnetenhaus) ,aktive në lobim për çështjet shqiptare ;

6. Berat Arifi (SPD), asambleist (Stadtrat) i komunës se Gelsenkirchenit në NRW, pjesë e Komitetit (Ausschuss) për Kulturë dhe Arsim të Gelsenkirchenit, pjesë e Këshillit të Intregrimit (Integrationsrat) në Düsseldorf, NRW;

7. Besnik Kelmendi (CDU), Essen, NRW, referent në Ministrinë e Puneve të Brendshme të NRW-se, anëtar i Këshillit për Integrim (Integrationsrat) në Essen, anëtar kryesie i CDU-së në Essen;

8. Arbër Aliu (SPD), asambleist (Stadtrat) në Fröndenberg/Ruhr, NRW; udhëheqës i Komitetit (Ausschuss) për Kulturë, Turizem, Marketing dhe Binjakëzim të qyteteve (Städtepartnerschaft);

9. Mimoza Sejdiu, politologe dhe referente në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjermanisë në repartin për Digjitalizim dhe Teknologji Informative në Berlin;

10. Drivalda Delia, Berlin/Regensburg, hulumtuese dhe mësimdhënëse në Universitetin e Regensburgut, e interesuar ta zgjeroj angazhimin politik edhe në Gjermani (fokusi: drejtësia sociale);

11. Ilir Aliu (CDU) nga Bonni, anëtar i CDU-së në Saarland;

12. Albana Tërstena (SPD), Saarland është administratore e zyrës së grupit parlamentar evropian të SPD-së (Europa-SPD) në Saarland (Regionalbüro Saarland).

13. Elmedin Sopa (SPD), Berlin, vlerësues në grupin punues shtetëror (Beisitzer der Landesarbeitsgemeinschaft) “Migration und Vielfalt” (migracion dhe diversitet) të SPD-së dhe 

14. Nue Oroshi (CDU), asambleist në Kiel, Schleswig-Holstein – mandati i dytë, pjesë e Komitetit (Ausschuss) për Financa, Shkolla dhe Sport, zëdhenës për politikat e migrimit në Kiel.

Në këtë takim morën pjesë edhe të rinjët dhe të rejat e posa anëtarërsuar në partitë politike gjermane dhe ato apo ata  që janë në prag të futjes në politikë siç janë:Arber Bytyqi, Nita Kama, Shqiponjë Rexha, Ardi Bello, Bilal Osmani, Kimete Petsch, Kaltrina Misini-Mani, Vesel Berisha, dhe Irjad Ajvazi. Përpjekjet e këtyre të rinjve dhe të rejave që ta ndihmojnë çështjen shqiptare qoftë në vendin ku jetojnë e veprojnë qoftë në vendet nga e kanë prejardhjen tregon qartë se këta të rinj dhe të reja vijnë nga familjet me prindër që kanë dhënë një kontribut kombëtar në bazë të mundësive që kanë pasur.Dhe derisa në vitet e nëntëdhjeta punuam me prindërit e këtyre të rinjve dhe të rejave dhe me shumë shqiptar të tjerë në mërgatë për Pavarsinë e Kosovës dhe të drejtat e shqiptarëve në Evropën juglindore duke organizuar demonstrata,protesta, mbledhur mjete materiale për përkrahjen e luftës në Kosovë dhe ndërtimin e shtetit të dytë shqiptar,në mendje më rrinë gjithë ata veprimtar nga mërgata shqiptare që nuk kursyen asgjë që ta ndimojnë shqiptarinë.

Meqë e kam fatin të punoj me dy gjenerata, tash me fëmijët e këtyre mërgimtarëve, dëshiroj t´iu shprehi një falënderim publik prindërve të këtyre të rejave dhe të rinjëve shqiptar në Gjermani, që edhe përkundër punëve të rënda dhe të vështira që punuan , ata ndërtuan familje të shëndosha.Tani falë talentit të këtyre të rejave dhe të rinjeve  ne shqiptarët në Gjermani po e fillojmë një organizim tjetër.Nese në të kaluarën shqiptarët vepruan jashtë institucioneve politike dhe qeveritare gjermane për ta bërë senzibilizimin për çështjen shqiptare dhe për çështjet e tyre, sot ata janëe tashmë pjesë e brendëshme e tyre. Dhe me këtë organizim fillon një etapë dhe nivel i ri i mirëorganizuar mbarëshqiptar brenda politikës dhe institucioneve gjermane me influencë brenda dhe jashtë vendit. Ne krijuam më në fund një zë dhe një lidhje të rëndësishme politike në Gjermani për çështjet shqiptare që deri tani kishte munguar” theksojnë me entuziazëm anëtarët e këtij rrjeti.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments