Gramoz Ruçi urdhëroi në 1991 përgjimin e Ambasadës Amerikane

Aktualitet

Gramoz Ruçi, ish-ministër i Punëve të Brendshme në vitin 1991, sot kryetar parlamenti dhe figurë kryesore e Partisë Socialiste ka urdhëruar përgjimin e zyrtarëve të lartë të Ambasadës Amerikane në Tiranë në vitin 1991. Dokumentet e publikuara nga Genc Sejko në Facebook, tregojnë firmën e ministrit Ruçi e po ashtu edhe transkriptet e zyrtarëve amerikanë në Shqipëri. Bisedat lidhen me krizën politike në Shqipëri dhe me mendimin që amerikanët kishin për Shqipërinë.

Këtë shkresë, Ruçi si ministër i Brendshme ia dërgonte materialin e përgjuar Ramiz Alisë, më 13 maj 1991, ku asokohe Partia e Punës sapo kishte dalë fituese nga zgjedhjet e 31 marsit 1991 dhe kryeministër ishte Fatos Nano.

Momenti i përgjuar nga Ruçi përkon me një situatë të ndezur politike në Shqipëri. Pas zgjedhjeve, situata kishte dalë jashtë kontrollit në Shkodër pas 4 vrasjeve të 2 prillit. Opozita kishte bojkotuar kuvendin, dhe siç konfirmoht edhe në përgjim, priteshin greva dhe demonstrata. Këto përplasje nisën me grevën e urisë së minatorëve të Valiasit dhe vijuan me dorëheqjen e qeverisë Nano në qershor, një muaj pas përgjimit.

“Për disa biseda telefonike të përfaqësuesve të ambasadës amerikane në Tiranë“-thuhet në kokën e dokumentit, që vijon me bisedën.

SHKRESA E PLOTË E GRAMOZ RUÇIT DREJTUAR RAMIZ ALISË:

William Reyerson, përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane në Tiranë, në bisedën telefonike që zhvillon me qendrën me një person me emrin Bob, ndërmjet të tjerave i thotë:

“A mund t’ju ngarkoj juve me një detyrë për Worrenin? Pasi së shpejti do të ha darkë me disa nga anëtarët e Partisë Republikane. Sapo kam ardhur nga një takim me Ramiz Alinë për rreth një orë e një çerek dhe shprehu një interesim të madh. Asnjë sekret për situatën në të cilën janë, interesimi i tij qe për atë që ne kemi në dijeni në këtë kuptim. Kaq mund t’ju them dhe t’i thashë sa për t’ju vënë në dijeni.”.

Bashkëbiseduesi i përgjgijet: “Në rregull, shumë mirë, vetëm kaq”.

Ndërsa Larry Roeder, misionar në ambasadën amerikane në Tiranë, në bisedën telefonik që zhvillon me bashkëshorten e tij, Maney, në SHBA, ndërmjet të tjerave i thotë:

“Parlamenti i pezulloi punimet. Partia e opozitës kryesore insiston. Do të bëhet sesion tjetër mbasdite. Ka një mundësi të madhe për një grevë të përgjithshme dhe në rast se do të ndodhë kjo, atëherë linja telefonike dhe ajo ajrore do të ndëpriten. Kushedi se ç’mund të ndodhë pastaj. Raporti im ishte i drejtë me përjashtim të një gjëje. Kriza mund të ndodhë më shpejt nga ç’e mendoja unë. Qeveria është jashtëzakonishme e gatshme për të më ndihmuar. Nuk mund ta besosh që po hap dyert. Ta më japin mua çdo gjë, dhe me atë çka po ndodh, ky vend po falimenton, madje më keq se falimentimi. Vendi nuk ka gjërat më të domosdoshme. Nuk ka fruta perime nëpër dyqane, nuk ka ushqime nëpër magazina. Situata e sigurimit është shumë e mirë por askush nuk e di. Do të përpiqemi të marrim informata sa më shumë që të jetë e mundur se ç’do të ndodhë nga ana politike. William Reyerson, i dërguari me punë i Ambasadës Amerikane në Tiranë, shkon në parlament çdo ditë. Po ndjek punimet e parlamentit.

Ai po bën një raport politik dhe ekonomik. Po punoj pothuajse çdo ditë deri në mes të natës. Ai më jep materialin dhe unë i bëj pyetje dhe më ka ndihmuar mjaftë. Presidenti sapo bëri një njoftim lidhur me Evropën Lindore, që është një gjë e mirë për mua, që t’ia jap një personi këtu për një orë. Është një udhëtim i mirë. Të gjithë na pëlqejnë ne, bile edhe Qeveria, por ata kërkojnë që të lëvizim më shpejt”. Ministri i Punëve të Brendshme, Gramoz Ruçi.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments