Meta: Populli të bëhet gati për të mbrojtur lirinë e tij nga kushdo

Aktualitet Politike

Në konferencën për mediat, në godinën e Presidencës ku foli për incidentin e shënuar në zyrat e FRD-së, kreu i shtetit Ilir Meta, Meta u shpreh se nuk do të bëjë publik emrat e personave që nxitën konfliktin për të shmangur cdo irritim të qytetarëve.

“Ju mendoni se Presidenti duhet të ragojë pasi të bëhen zgjedhje, e keni gabim. Nuk do reagojmë si populli i Kirgistanit.

Do të reagojmë më përpara, se jemi në mes të Europës. E dimë mirë c’ do të thotë zgjedhje të lira. Nuk po i bëjmë publikë emrat e tyre, sepse janë me dhjetëra mijëra shqiptarë të irrituar. Nuk ka forcë që e ndal presidentin për të garantuar zgjedhje të lira.

Me këtë kapje të mediave, presione ku jeni edhe ju, ku bëhen akte të tilla të shëmtuara, ku bëhen montazhe të kandidatëve të opozitës, një bulizëm i madh, ku vende të tjera do ishin ngritur me kohë, sipas porosive që merr nga bandat ndërkombëtare dhe lokale. Dhe kanë dalë atje për të mbrojtur pasuritë e tyre kriminale.” u shpreh Meta ndërsa komentoi edhe incidentin e shënuar një ditë më parë në Elbasan.

“Po janë dy institucione garantë është Presidenti i Republikës si simbol i unitetit dhe kushtetutës, e cila bazohet në pluralizmin politik dhe jo në partinë shtet dhe i dyti është populli i Shqipërisë pa dallim i djathtë dhe i majtë dhe përballë nesh është një bandë, një bandë ndërkombëtare, është dhe një bandë lokale që ka marrë përsipër të pastrojë paratë e Ndraghetës dhe gjithë mafies ndërkombëtare duke shtypur dhe duke dhunuar popullin e Shqipërisë dhe sa herë ta ftojnë Presidentin në beteja aty do ta kenë po me gjithë popullin e Shqipërisë. Ju bëj thirrje të gjithëve të reflektojnë para se të jetë vonë”.

“Eksperimente të tilla me grupe paramilitare nuk duhet të ekzistojnë. Dhe nëse dikush nuk shqetësohet për këto veprime skandaloze, sigurisht që shqetësohet Presidenti sepse di me dhjetëra rastë të tilla, që me letra bakalli dhunohen të drejtat e pronës. Dhe kjo ka ndodhur se u dhunuan zgjedhjet në Shijak u dhunuar zgjedhjet në Dibër, këtu promovohen dhunuesit e zgjedhjeve.

I thoni lali Fikut të ketë kujdes me letrat që firmos dhe ata që nuk firmos, këlyshëve të Ndranghetas, horrave e banditëve do tu duket lule viti 2005.

Populli të bëhet gati për të mborjtur lirinë e tij nga kushdo. Mos prisni president të përsosur në këtë krizë të tmershme që ka pllakosur vendin e demokracinë. Cdo qytetar ti thërrasë mendjen” u shpreh Meta.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments