Humbi betejën me Covid-19, Manastirliu mesazh për mjekun Gerond Husi
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar përmes një statusi në facebook për ndarjen nga jeta të mjekut të njohur Gerond Husi.
“E hidhëruar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të dr. Gerond Husit, njeri dhe profesionist i shkëqyer, që nuk ia doli dot në betejën me #covid19.” – shkruan Manastirliut.
Postimi i plotë:
E hidhëruar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të dr. Gerond Husit, njeri dhe profesionist i shkëqyer, që nuk ia doli dot në betejën me #covid19.
Dr. Geri i ka shërbyer me mijëra pacientëve në Shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT, profesionist i rrallë dhe i palodhur në komunikim me pacientët.
Dr. Geri do i mungojë të gjithëve, Matildës dhe djalit të tij të dashur, familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që i shërbeu me aq humanizëm.
U prehsh në paqe Dr. Geri🙏🏼