Basha: Do ndalojmë gjobat për 1 vit dhe do ulim numrin e inspektimeve

Politike

Kreu i PD-së  Lulzim Basha ka prezantuar programin për Doing Business dhe Anti-korrupsionin.

Basha është shprehur se do të ngazhohet që Shqipëria  të jetë në 30 vendet e para në Doing Business.

Në lidhje me programin e anti korrupsionit Basha ka treguar se një nga pikat është një moratorium 1-vjeçar ku do ndalohen gjobat nga organet lokale dhe do ulë numrin e inspektimeve të bizneseve.

Pjesë nga fjala e Bashës

Janë plane pune të mirëmenduara nuk janë premtime boshe. Janë përgatitur deri në detaje. Një kryeministër që nuk mban angazhimet nuk ka të drejtën të kërkojë një mandate tjetër. Janë të korruptuar dhe janë interesuar për pasurimin e tyre. Prandaj për ta kthyer shqipërinë në rrugën e suksesit më së pasi duhet të luftojmë korruopisonin të largojmë Ramën dhe ta kthejmë Shqipërinë në sukes.

Shqipëria ndodhet në vendin e 82 në Doing Business, objektivi jonë është që të jemi në 30 vendet më të mira të Doing Business.

Sot biznesi humb shumë kohë dhe energji me kontrolle për me teper kontrollet janë faktor që mbajnë gjallë dhe rëndojnë faturën e korrupsionit. Ne do të vendosim një moratorium 1 vjeçar, gjatë të cilit do të ndalohen gjobat nga organet lokale apo qendrore për bizneset dhe do të reformohet tërësisht sistemi i inspektimit. Ne do ta ulim dhe do ta kufizojmë me ligj edhe numrin e inspektimeve dhe kontrolleve ndaj bizneseve. Gjatë një viti nuk do të bëhen më shumë se 10% inspektime apo kontrolle te bizneseve.

Të gjithë liçentave dhe lejeve për këtë do e provojmë me ligj. Do të përgjysmojmë afatet ligjore nga 60 ditë në vetem 30 ditë.

Do të luftojmë për një ekonomi tregu ku nuk sundon monopoli apo oligopoli. Ne do të fokusohemi jo vetëm në biznesin e madh por edhe tek biznesi i vogël dhe i mesëm që është motori i ekonomisë shqiptare. Ne besojmë tek shtresa e mesme dhe jemi të bindur që ajo është shtylla e zhvillimit ekonomik por edhe e stabilitetit demokratik. Qeverisja e vogël dhe efektive do të jetë në qendër të vëmendjes sonë.

Çdo vendim i qeverisë do të jetë transparent. Unë do të publikoj në 100 ditët e para të punës normën e taksave për 4 vite, duke ofruar parashikueshmërinë fiskale. Do të eliminojmë çdo interpretim ligjesh nga zyrtarët e ministrat duke mbledhur legjislacionin fiskal në një Kod Tatimor të vetëm. Do të eliminoj çdo përjashtim nga ligjet, që sot janë bërë rregull.

Unë angazhohem të ngre Bordin e Transparencës Fiskale, i pavarur nga qeveria, me emërim nga Parlamenti, që do të monitorojë zbatimin e të gjitha politikave fiskale.  Angazhohem të krijoj mjedisin më favorizues për mbështetjen e biznesin duke eleminuar koston e korrupsionit dhe duke krijuar një sistem të thjeshtë taksash me një nivel, ku në qendër është individi dhe familja dhe shteti ka një rol dytësor. Asnjë kontroll tatimor për biznesin e vogël që demonstron pullën fiskale dhe asnjë zyrtar shteti ne dyer te bizneseve. Nuk do të lejoj asnjë operator off-shore në tendera, gara dhe koncesione.

Nuk do të ketë asnjë kontratë të re publike për ato kompani që nuk kanë përfunduar 70% të punës në kontratat ekzistuese, me qëllim të zgjerojmë numrin e kompanive dhe të rrisim konkurrencën. Zbatimi i Ligjit Anti-mafia dhe parimeve të tij edhe për aferat korruptive duke zbatuar të njëjtat parime edhe për asetet që janë vendosur nga praktika korruptive.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments