Spiropali/ Shqipëria ka siguruar 1 milion e 600 mijë vaksina.

Aktualitet

Ministrja Elisa Spiropali thekoi se zgjodhën t’i qëndrojnë besnikë marrëdhënies me Bashkimin Evropian dhe prandaj nuk pranuan të merrnin “Sputnik”.

E pyetur pse qeveria shqiptare e paragjykoi vaksinën ruse, ministrja Elisa Spiropali thekoi se zgjodhën t’i qëndrojnë besnikë marrëdhënies me Bashkimin Evropian, pavarësisht kritikave që drejtoi kryeministri në drejtim të tyre.

Ne zgjodhëm të mos marrin vaksinë kineze dhe ruse dhe zgjodhëm t’i qëndrojmë besnikë një lloj marrëdhënieje me BE-në. Nuk e lamë shëndetin e qytetarëve dhe kryeministri mundësoi një marrëveshje me Pfizer. Shqipëria ka siguruar 1 milion e 600 mijë vaksina. Kryeministri bëri kritikë në adresë të BE-së, por duke i qëndruar parimit që; ne jemi me ju. Serbia zgjodhi të kalonte në lindje dhe është e drejtë e saj”.

Marrë nga A2CNN