Rama uron Vetëvendosjen për fitoren, por nuk i përmend emrin Albin Kurtit

Politike

Kryeministri Edi Rama ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjehdjet parlamentare të mbajtura ditën e djeshme në Kosovë.

Rama shkruan në rrjetet sociale se uron që ky vullnet i popullit të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën,me qeveri të qëndrueshme dhe zhvillim ekonomik e social.

Por në mesazhin e tij, Rama nuk e ka përmendur fare kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti, me të cilin duket se ka dallime të mëdha.

Postimi Rames:

“Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve,LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën,me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik&social”, shkruan Rama.