Agron Shehaj e nis fuqishëm nga Njësia nr.7 (FOTO)
I deleguar politik per Njesine nr 7 ne Tirane, Agron Shehaj, ka startuar mbremjen e djeshme ne kete njesi per te bere prezantimin e tij dhe per te shpalosur piksynimet dhe rezultatin qe pritet te kete ne kete njesi. Njesia 7 eshte pothuaj njesia me e madhe ne Tirane per nga numri i popullsise si dhe nje nga zonat me te fuqishme te saj. Duhet thene se ka qene kjo njesi qe ka nxjerr deputet per here te pare dhe kryetarin aktual te PD, z Basha.
Agron Shehaj eshte pritur mjaft mire ne kete njesi dhe fryma ndihej tejet pozitive per nje rezultat me te mire se heret e tjera.
Ne kete prezantim ishte e pranishme dhe znj Albana Vokshi qe pothuaj ka qene gjate gjithe kohes e angazhuar duke mbuluar kete njesi. Prezantimin e z Shehaj tek strukturat e PD per kete njesi e beri kryetari i saj, Lefter Geshtenja.
Une e kam bindje qe do ta fitojme kete gare dhe si te tille ne duhet te punojme fuqishem ne terren duke mos anashkaluar asnje votues, qofte ky i sigurte, i shtreses gri apo edhe kundershtar i joni-u shpreh Shehaj.
Duhet thene se prej disa ditesh anetaret e forumit rinor te mbeshtetur dhe nga anetare te kryesise se kesaj dite, kane dale ne terren duke trokitur dere me dere e duke bere keshtu evidentimin e votuesve te te gjitha spektreve dhe duke iu pasqyruar mbeshtetjen e PD dhe programit te saj.