Aktualitet

Piramida, Rama: Do kthehet në qendër të teknologjisë për të rinjtë

Kryeministri Rama ka thënë sot në nisjen e punës për rijetëzimin e projektit për Piramidën e Tiranës, se ajo do të kthehet në një qendër teknologjike për të gjithë të rinjtë. Sipas tij, ata mund të punojnë dhe të qëndrojnë në Shqipëri, dhe jo të ikin në Gjermani.

Për këtë, ai mori shembullin e Korçës ku të paktën 100 të rinj jetojnë në qytetin juglindor dhe punojnë në internet për palë të treta. Kjo sipas Ramës u ka sjell atyre të ardhura të larta, nga 1-7 mijë dollarë në muaj.

“Sot, janë 2.4 milion vende pune të lira që konsiderohen për shëbime të kësaj natyre. Nga kompani që janë në fund të botës por arrihen me një klik. Ajo që jemi duke përgatitur, është pikërisht shtrirja në cdo qytet, të rrjetit të një programi për më të rinjtë që duan të vënë në punë aftësitë e tyre në botën dixhitale, për të fituar në muaj shumë më tepër se cdo fitonin për cdo punë tjetër në Shqipëri, ose duke ikur në Gjermani”, u shpreh kryeministri ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Simbol i tokës së xanun mes vetë shtetit dhe aktorëve të ndryshëm të sipërmarrjes. U kthye në një vend ku veprimtaritë s’kishin lidhje me njëra-tjetrën. Më pas lindi ideja irracionale për ta kthyer këtë territor në territorin e parlamentit të ri, dhe për ta fshirë godinën nga faqa e dheut.

Kjo krijoi acarim te brezi i ri. Ai brez që sapo kishte nisur të futej në botën dixhitale. Rrjetet e sapo krijuara sociale nisen të krijohen për të thirrur njerëzit në protestë. Më kujtohet, ata ishin më të rinjtë dhe nuk kishin asnjë lidhje me Enver Hoxhën, dhe nuk protestonin për ruajtjen e monumentit të Hoxhës, por për të ruajtur një monument të kujtesës kolektive.

Duke qenë se e kam pasur gjithmonë, që kur isha kryetar i Bashkisë së Tiranës, në mendje këtë godinë, me sfidën për ta kthyer në një aset të rëndësishëm, që është një sfidë shumë e ndërlikuar. Godina është shumë karakteristike dhe shumë e vecante.

U bë një tentativë absurde, qesharake, tragji-komike nga qeveria e mëparshme për ta kthyer në Teatër Kombëtar. U shpenzuan disa miliona dollarë, u bë një barbari, u hoqën një pjesë e pllakave dhe aksesorëve të mbetur aty, për të lënë pas një gërmadhë.

Ishte dëshmia që vulosi faktin se godina nuk mund të qoskëzohej në varësi të ideve spontane, apo qëllimeve të lindura rastësisht.

So, kjo godinë që mbart histori është në të njëjtën kohë dhe foleja e gatshme për të pritur ekstremin tjetër, ekstremin e hapësirës dhe lirisë, përmes krijimit të kushteve për më të rinjtë, që të hyjnë në konspiracionet e pafundme të botës së universit dixhital.

Më vjen mirë që sot projekti i plotëson ato kushte për ti qëndruar kohës dhe për ti shërbyër njerëzve. Për të mos harruar se nga vijmë.

Cfarë do sjelli kjo godina për mua? Për mua si prind, për mua si i ri, për mua si pjesëtar i një familje që nuk do të rri në Shqipëri, por që nuk e kupton dot se përse duhet të rrijë në Shqipëri dhe të marri një pagë shumë më të ulët se ajo që do merrte në Gjermani, duke pasur aftësi të vecanta.

Dua të sjell për këtë një fakt. Në Korçë janë të paktën 100 të rinj të cilët sot fitojnë nga 1 mijë deri në 7 mijë euro në muaj. Janë 100 te rinj që janë komplet në botën e tyre. Nuk shkojnë të punojnë as në shtet e as në privat, thjesht kanë gjetur punë në internet. Bëjnë shërbime në internet për të tretë. Shërbime që ju sjellin të ardhura në Shqipëri. Sot, janë 2.4 milion vende pune të lira që konsiderohen për shëbime të kësaj natyre.

Nga kompani që janë në fund të botës por arrihen me një klik. Ajo që jemi duke përgatitur, është pikërisht shtrirja në cdo qytet, të rrjetit të një programi për më të rinjtë që duan të vënë në punë aftësitë e tyre në botën dixhitale, për të fituar në muaj shumë më tepër se cdo fitonin për cdo punë tjetër në Shqipëri, ose duke ikur në Gjermani.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?