Aktualitet

Babëzi: N/kryetari i Bashkisë së Tiranës, anëtar në 18 borde, tek secili rrogë

Zv/kryetari i Bashkisë Arbjan Mazniku, është kryetar e anëtar bordi, mbikëqyrës, konsulent dhe ekspert bilancesh në 18 ndërmarrje, institucione, fondacione e kompani me privatët, të bashkisë Tiranë e të qeverisë, raportojnë mediat online.

Disa nga detyrat:

– Është Drejtor Administrativ i kompanisë koncesionare “Eco Tirana” me pagë mujore 1500 Euro, ku Bashkia ka 51% aksione, ndërsa grupi mafioz “Ndraghet’a” ka 49% aksione.

– Është Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, me delegim nga kryetari statutor Erjon Veliaj, ku paguhet 1000 Euro në muaj.

– Është caktuar mbikëqyrës i administrim-likujdimit të kompanisë “TI-VA Sh.a” me pagë 500 Euro; shoqëri prodhim-shitje materialesh ndërtimi, ku bashkia është pronare me 51%, ndërsa 49% i ka firma italiane veroneze “Ital-Tub”.

– Është caktuar administrues i përkohshëm i Ndërmarrjes Studentore Nr. 3 Tiranë, me pagesë mujore 600 Euro; qysh prej datës 15.08.2020, pas ndarjes nga jeta të ish-adminisratorit Ndue Ndoci.

– Është caktuar mbikëqyrës për administrim-likujdimin e shoqërisë “SPORT KLUB FARKA me pagë mujore 300 Euro; e cila është 49% në pronësi të Bashkisë Tiranë, 31% në pronësi të Çim Fushës e 20% në pronësi të ish-kryekomunarit të PD, Fatbardh Plaku.

– Është zv/kryetar i Bordit “KLUB-FUTBOLL TIRANA”, ku Bashkia është 34% pronare; si dhe mbikqyrës i deleguar administrativ prej kryetarit të Bashkisë Tiranë, me pagë mujore 700 Euro.

– Është caktuar zv/kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Fondacionit Kredi-Biznes-Ndërtime “CRIMSON FINANCE FUND ALBANIA”, me pagë mujore 800 Euro, ku Bashkia-Tiranë është pronare me 25%, në ortakëri me Aleksandër Sarapuli dhe kompaninë “Aleat” të pasaportave.

– Është caktuar Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë “TIRANA AGRIKULTURE shpk” krijuar më 15.07.2020, në pronësi 100% të bashkisë, por ende pa pagë.

– Është caktuar Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë “TIRANA DC Sh.a” krijuar më 28.10.2020; me aktivitet rindërtimi tërmeti, evente kulture, import makineri, transaksione pronash etj.; në pronësi 100% të bashkisë, ende pa pagë.

– Është emëruar nga kryebashkiaku Veliaj, në postin Drejtor i Projekteve të punëve publike që krediton grupi “Abui Dhabi” për Bashkinë-Tiranë; nuk dihet sa e ka pagën mujore.

– Eshtë emëruar në Bordet e 4 Universiteteve Publike të Tiranës, me të drejtë vote, si përfaqësues i pushtetit lokal dhe pagë mujore nga 200 Euro tek secili.

– Eshtë deleguar nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, si përfaqësues-anëtar bordi në vend të tij në FSHZH, me pagë mujore 600 Euro. ( pamfleti.net)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?