Rama: Marrëzi e pashoqe. Turp i atyre që duan t’i bëjnë nënën këtij vendi
Kryeministri Edi Rama komenton për herë të parë përgjimet e Ndranghetas, të cilat prej pak ditësh janë publikuara në të gjitha mediat në Shqipëri, ku implikohen disa biznesmenë dhe mafiozë italianë që duan të pastrojnë paratë në Tiranë.
Sipas Ramës, këto përgjime janë “turp” dhe “marrëzi e pashoqe”, nga ata njerëz që sipas tij janë të prirur “t’ia bëjnë nënën Shqipërisë”. Kryeministri lexoi për herë të parë dhe konkluzionet e Prokurorisë italiane.
“Pas më shumë se 1 viti udhëtimesh në Tiranë, dhe bisedimesh me njëri-tjetrin, për investime që do bëhen në Shqipëri, ato dështuan totalisht. I vetmi investim është një dyqan i vogël për shitjen e rrobave të punës, për të cilin ka pasur konflikte mes ortakëve.
Në viti 2018 investimi në Shqipëri sipas bilanceve të publikaura në QKB, ka shitur mallra në vlerën e 500 mijë lekëve të reja, dhe ka regjistruar 400 mijë lek humbje. Në vitin 2019 siguroi 4 milion lekë të ardhura dhe 1.8 milion lekë humbje”, është konkluzioni i Prokurorisë së Anti-Mafias në Itali, të cilin Rama e citoi për herë të parë.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Në këtë rast ka folur qartësisht drejtësia duke dhënë konkluzion, grupi hetimor italian. Po ju lexoj konkulzionin për të thënë pse është turp i pashembullt për të gjithë ju. Ushqeni tymnajën me llafe e muhabete, dëngla njerëzish, që sipas Prokurorisë italiane, është:
“Pas më shumë se 1 viti udhëtimesh në Tiranë, dhe bisedimesh me njëri-tjetrin, për investime që do bëhen në Shqipëri, ato dështuan totalisht. I vetmi investim është një dyqan i vogël për shitjen e rrobave të punës, për të cilin ka pasur konflikte mes ortakëve.
Në viti 2018 investimi në Shqipëri sipas bilanceve të publikaura në QKB, ka shitur mallra në vlerën e 500 mijë lekëve të reja, dhe ka regjistruar 400 mijë lek humbje. Në vitin 2019 siguroi 4 milion lekë të ardhura dhe 1.8 milion lekë humbje.”
Ky është nga konkluzionet e prokurorisë italiane. Marja e këtij llumi dhe servirja e tij për shqiptarëve netëve të gjata të mejhaneve televizive, dhe netëve të gjata për klikime dhe spektakël, është turp.
Turp që i mishëron më së miri ata që e servirin atë. Janë të njëjtët dhe prirjen për tia bërë nënën këtij vendi, e kanë prioritet. Kjo është një marrëzi e pashoqe me asgjë tjetër. Flasin ca italianë, përmendin njerëz, imagjionojnë investie, përfytyrojnë pushtimin e tokës së premtuar.
Nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, asgjë, dhe këtu ngrihet një tymnajë e neveritshme. Unë realisht nuk kam asgjë për të thënë për këtë. Merrini ato mijëra faqe e pijuani lëngun. Kjo për mua është një provë spektakolare e katandisë së opozitës dhe të mediave.
Nuk e imagjinoj dot një vend normal, ku cdo njeri ka një mikorfon dhe një fytyrë në shërbim të publikut, të marrë kohë nga koha e njerëzve, për tju hedhur në fytyrë këtë lloj gjelle budallallëku dhe poshtërsie.
Cfarë doni që tju them!? As nuk e di kush janë ata njerëz. As nuk kam takuar asnjëherë njerëz të tillë. Është e kotë. Të të them që nuk funksionon kështu me mua, është e kotë. Është një turp që ta mbajnë ata që e kanë.