Bizneset në autostrade/ Katraure qe kerkon 2 ore te shkosh nga Qendra në autorstrade
Bizneset në autostrade te revoltuara me situaten e rrugeve dhe trafikut. Mire nyja e doganes qe eshte bere nje katraure qe kerkon 2 ore te shkosh nga Qendra në autorstrade dhe 2 ore te kthehesh, por edhe rruga dytesore ka marre fund fare. Gropat kratere po shkaterojne makinat.
Trafiku pa fund po shkaterron nervat e punonjesve. Bizneset po falimentijne cdo dite ca nga pandemia ca nga situata e rrugeve. Shume punetore Po lene pune Për shkak humbjes kohes ne trafik. Se fundi keto biznese qe Jane zemra dhe motorri ekonomise jane revoltuar dhe i Kane derguar nje peticion drejtorise se rrugeve, bashkise e qeverise.
Situata po rendohet cdo dite me shume nga shirat dhe punimet pa kriter e masa orientuese-lehtesuese. Cdo dite eshte nje tmerr thone ata.
Edhe ndricuesit qe u vune para disa vitesh punuan vetem 1 muaj dhe qe atehere sjane ndezur me. E gjithe zona eshte ne erresire e pa sinjalistike.